Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti i PS, kërkesë Saimir Tahirit

Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, ka reaguar për grabitjen e djeshme në rrugën e Rinasit, ku maskat morën miliona euro.

Kosta i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai kërkon që Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshiruara dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë.

Sipas tij, nuk duhet ngarkuar me paaftësi dhe faj Policia e Shtetit.

Ja reagimi i Kostës:
Kërkesë ; kryetarit të partisë Tiranës
dhe ministrit të rendit;
Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshiruara dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë!
Sigurisht që media dhe publiku duhet të bëjë analizë të zgjeruar me vazhdimësinë e grabitësve por nuk është e drejtë të ngarkohet për paaftësi e faj policia e shtetit, absolutisht jo!
Unë prononcohem dhe si kompani private, kur derdhim apo tërheqim para nga bankat (dhe këto banka i kemi shumë pranë zyrave tona)masa e parë është besueshmëria e personit që lëviz paratë, prandaj në bazë të sasisë së parave shtohen dhe masat e sigurisë, por mesa pashë kronika të ndryshme dhe vërehej qartë se nuk plotësohej aspak sigurimi i këtyre parave atëhere uroj që javët në vazhdim të mos ketë grabitje tjetër….!! Pronari I këtyre parave (banka)nuk e ka të lehtë të përfitojë nga shoqëria e sigurimit këto humbje…Jam i bindur që nuk do marrë asnjë kacidhe, në qoftë se do i përfitojë këtë kompensim !? më lind dyshimi se siguruesi ka mjaftë fitime për ti falur dëmtuesit.
Nuk ka pse paaftësia e bankierëve të ulë apo të dëmtojë moralin dhe suksesin e policisë së shtetit. Policia ta padisë bankën për dëmin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë.

Please follow and like us: