Albspirit

Media/News/Publishing

‘Jeni një hero’, polakët surprizojnë me 1 mijë trëndafila ish-presidentin

 

Një mijë trëndafila u ofruan sot në mbështetje për ish-liderin historik të sindikatës “Solidaritet” dhe ish-presidentin polak, Lech Walesa, i akuzuar për bashkëpunim me ish-shërbimet sekrete komuniste (SB) në fillim të viteve 70, bëhet e ditur nga organizatorë të kësaj iniciative qytetare.

Trëndafila të bardhë dhe të kuq, ngjyrat e flamurit polak, dhuratë për Lech Walesa e prisnin në hollin e Qendrës Evropiane të Solidaritetit në Gdansk (veri të Polonisë), ku ndodhej zyra e ish-presidentit polak.

“I dashur Zoti President! Këto janë trëndafila të mbështetjes, të respektit, miqësisë dhe të solidaritetit me ju. Të bashkuar përgjithmonë pas jush. Për ne, ju jeni një hero!”, shkruanin mbështetësit e tij në një letër të nënshkruar nga “Ne populli”.

“Ka ende persona që mbajnë mend të kaluarën”, reagoi Lech Walesa. Ai u bëri thirrje kritikëve të tij për të mos shkatërruar periudhën e cilësuar si fitorja e madhe e Polonisë”.

Please follow and like us: