Albspirit

Media/News/Publishing

8 ton drogë shqiptare në Venecia, Berisha: Po e çonte Rama në Bienale

Mediat lokale italiane “Venezia Today” dhe “Nuova Venezia” informojnë se gjatë pasditës së të mërkurës, policia e qytetit të Ankonës ka sekuestruar në territorin e Venecias 8 tonë drogë në bordin e një kamioni me rimorkio, që kishte mbërritur pak orë më parë me një traget të linjës Shqipëri- Itali.

Në pranga është vënë dhe drejtuesi i automjetit, një 38-vjeçar shtetas i Maqedonisë.

Për këtë rast ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili thotë se “ndërkohë që piktori dështak po ekspozonte shgarravinat e tij në Firence, policia italiane ka sekuestruar sasinë rekord prej 8 tonësh të drogës të llojit marijuanë në portin e Ankonas”.

Postimi i Berishës:

Ediskobari thyen çdo rekord! Nisi nga Kanabistani, per Bienalen e Venecias 8 ton droge!

Dhurata per te rinjte italiane percillet per ne vendin mik nga vet Saje qorri dhe Perlat droga, nga porti i sigurise me te larte, porti i Durresit!!

Te dashur miq, nderkohe qe piktori deshtak po ekspozonte shgarravinat e tij ne Firence, policia italiane ka sekuestruar sasinë rekord prej 8 tonesh të drogës të llojit marijuanë në portin e Ankonas qe vinte nga Shqipëria, me kamion me rimorkio te nisur nga Durresi. Me kete ngarkese shenohet nje rekord tjeter i zi ne sasine droges dhe bashkepunimin shteteror te banditokracise shqiptare ne trafikun nderkombetar te droges. Nga janari gjer sot arrine ne 50 tonelata sasia e droges qe eshte kapur ne Itali dhe qe eshte nisur nga Shqiperia!

Please follow and like us: