Cikël poetik nga Pamela Malis
-Ditari-
Era fryn si e tërbuar,
Unë ditarin mbaj në duar,
E mbyllur në dhomë,
E vetme, mes errësirës,
Më shfaqen qindra kujtime.
Sytë më lagen dhe mendimet,
Rrugëtojnë në të shkuarën,
Shpirti bëhet i brishtë,
Si prej fëmije dhe dashuria,
Prek deri në hije…
-Koha e shkuar-
Ditët trokasin tek unë ngadalë,
E unë se ndiej tek largohen,
Veç kur shoh rrudhat palë,
Edhe vitet që mërgohen
Nga koha e shkuar,
Ka mbetur veç një brengë
Një letër e shkruar…
Një fjalë e mbetur peng…
-Stacioni-
Edhe kur kujtesa ime e lodhur,
Të fillojë dalëngadalë të të harrojë,
E kur vetëm në stacionet kryesore
Të kujtimeve do të ndaloj,
Unë e di, ty s’do të harroj.
Se s’mund të vdesë tek unë kujtimi yt,
Se në ëndrrat e shpirtit ti jeton…
-Dhimbja-
Sikur dhimbja ime të fliste,
Do të tregoja vuajtjen time,
Që e kam fshehur brenda meje
Thellë në xhepin e zemrës.
Dhimbja ime nuk ka fjalë,
Por ka vetëm lotë,
Lotë që më dalin nga shpirti,
Dhe pikojnë nëpër botë…
-Lamtumirë-
Me një fjalë më the lamtumirë,
A mendon se me kaq mbaroi?!
Gjithë ato kujtime që krijuam,
Ëndrra jonë s’u realizua,
Prandaj po mundohem të të harroj,
Por është ë vështire, se thellë në zemër ,
Ruaj një shprese, se një ditë do të takoj.
-Hëna dhe yjet-
Çdo natë vështroj qiellin ,
E me kokën lart mendoj:
Hëna vezullon përtej horizontit,
Ngjan sikur po vallzon…
Vallë me kë kërcen o hënë?
Mos vallë kërcen me yjet,
Veshur me fustan të bardhë si bora?
E bukur si përherë,
E qeshur, e gëzuar,
Ajo po vallzon atje tej…
Nuk ka nuse më të bukur
Se e magjishmja hënë…
–Nëna-
Më linde, më edukove,
Sa herë e sa herë
Ke ndenjur netëve pa gjumë,
Vetëm për mua.
Fjala jote shpreh vetëm ngrohtësi,
Kur semuresha, më rrije pranë,
Më shprehje dashurinë që kishe për mua,
Dhe sot që jam më e rritur
Vazhdon të jesh ëngjëlli im mbrojtës
Që aq shumë e dua…