Dolce & Gabbana, koleksioni i parë për Kinën
Dolce & Gabbana, shtëpia europiane e modës ndër më të njohurat dhe më të pëlqyerat në botë, ka prezantuar koleksionin e pare të stilit të veshjeve “haute couture”, të dizenjuara posaçërisht për Kinën.
Para disa ditësh në Hong Kong dizenjuesit e njohur italianë Dolce & Gabbana debutuan në pasarelën e Hong Kongut në një nga ndërtesat më të famshme të tij,The Peninsula.
Me temën “Vlerësim italian për kulturën e Lindjes” koleksionet e modës së lartë dhe dizenjimit të lartë të njohura si Alta Moda dhe Alta Sartoria u paraqitën për publikun në sfilatë nga 104 modele kinezë, meshkuj e femra.
Veshjet e stilistëve të famshëm Dolce dhe Gabbana, që sundohen kryesisht nga stili siçilian, në këtë sfilatë shfaqën një stil krejtësisht aziatik, plot qendisje me dorë, ku binin në sy motivet floreale në ar. Veshje vërtet luksoze, të punuara me finesë dhe tepër të pëlqyera nga të pranishmit në sfilatën e pare me një koleksion krijuar enkas për Kinën.
Për here të pare Dolce & Gabbana prezantojnë një koleksion të përbashkët veshjesh për femra dhe meshkuj.
Fustane, pallto, xhaketa apo costume të ndërthurura me veshje të ambjenteve shtëpiake si kimono ishin ndër kryesoret e koleksionit të ri të stilistëve italianë, për klientët kinezë të houte couture.
Për median vendëse stilisti Stefano Gabbana tha se me këtë koleksion të krijuar posaçërisht për Kinën ata dëshirojnë të shprehin vlerësimin për kulturën e pasur kineze.
Sipas tij, Italia dhe Kina kanë shumë tipare të përbashkëta si lidhja me familjen, ushqimi apo dhe e bukura në art apo mode. Edhe stilisti Domenico Dolce u shpreh se kjo sfilatë e pare në Kinë është shprehje e dashurisë së tyre për Kinën.
Në sfilatë ishin të pranishëm klientë nga e gjithë Azia, që paten mundësi të shijonin këto veshje të dizenjuara nga Dolce& Gabbana posaçërisht për ta dhe të prezantuara në public për here të pare.
Një ditë pas sfilatës në Hong Kong dizenjuesit Stefano dhe Domenico u takuan në butikun e tyre hongkongas “Alexandra House” me fansa të shumtë dhe madje pozuan bashkë me ta. Mbrëmjen e ditës së dytë të qëndrimit të tyre në Hong Kong u organizua një festë me pjesmarrjen e personaliteteve nga jeta e artit, kulturës, të gjithë të veshur me markën Dolce&Gabbana, një party me muzikë dhe kërcime që zgjati deri pas mesnatës. Marka e tyre “Alta Moda” është paraqitur në sfilata të zhvilluara dy here në vit, që nga 2012, në stacionet më të njohura turistike të Italisë si në Siçili, Kapri, Portofino dhe Napoli.
Veshjet e koleksionit Alta Moda dallohen nga veshjet e tjera të dizenjuesve, pasi ato punohen ekskluzivisht nga seksioni haute couture me seli në qendër të Milanos.
Të gjitha veshjet e “Alta Moda” shiten, ndërsa klientët bëjnë porositë pasi kanë pare sfilatën.
Numri i klientëve të Alta Modës nga 100 që ishte në 2012 tani ka arritur në 400 dhe ata trajtohen në mënyrë ekskluzive nga dizenjuesit.
Pyetjes së gazetarëve nëse Dolce&Gabbana do të zhvillojnë sfilata të modës së lartë dhe në Pekin e Shangai ata iu përgjigjën se kjo është një mundësi e hapur.
Dy dizenjuesit thonë se në shumicën e rasteve vetë klientët e tyre u shërbejnë si burim frymëzimi për të krijuar koleksione të modës së lartë.
Stilisti Gabbana është i mendimit se në Kinë qëndrimi ndaj modës është i ndryshëm nga Perëndimi dhe se në këtë vend ndjehet një sens i ri i modës. Ai tregon se për një veshje shtëpie, të paraqitur në sfilatën e Hong Kongut është frymëzuar nga një klient i tyre kinez.
Për ta dizenjimi i veshjeve është jo një punë e thjeshtë, por është art dhe mbi të gjitha passion për jetën. Kinezët, kryesisht mosha e re dhe e mesme janë ndjekës entuziastë të trendeve të modës. Marka “Dolce&Gabbana” është ndër të preferuarat e tyre dhe për ta patur atë kanë porositur veshje në Evropë, apo i kanë blerë ato gjatë udhëtimeve në vendet evropiane. Tashmë këta fansa të veshjeve “D&G” do ta kenë markën e tyre të preferuar në Kinë, pa patur nevojë të udhëtojnë për ti patur ato.