Emra surprizë në listën e Vettingu-t, nga Krenar Ahmeti deri tek Shpresa Beçaj
Të paktën 180 persona kanë kandiduar për të qenë pjesë e institucioneve të vettingut ndërkohë që bien në sy edhe emra të njohur të drejtësisë shqiptare.
Ina Rama, ish Prokurore e Përgjithshme ka aplikuar për të qenë në institucionet vlerësuese të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkohë që një emër tjetër i njohur për drejtësinë ka palikuar gjithashtua.
Bëhet fjalë për ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj e cila la mandatin para pak vitesh.
Por edhe ish-zevendesporokurori I Pergjithshem, Fatos Dervishi, sekretarja e Pergjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla dhe polici I njohur rrugor Krenar Ahmeti jane disa emra te tjere te njohur per publikun.
Avokati i Popullit ka bërë të ditur sot listën e përsonave që kanë kandiduar për vetingun,
Ky institucion pas konsultimit me ONM-në do të hartojë një liste me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale, për secilin pozicion dhe një liste me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. ONM do te monitorojë këtë proces duke pasur akses të plotë në dokumentacionin e të gjithë aplikantëve.
Listës emërore që Avokati i Popullit publikon, do t’i shtohen edhe emrat e personave që kanë shprehur interesin përmes zyrave postare brenda datës 9 shkurt 2017.
Ne liste shumica jane zyrtare te administrates dhe ne ndonje rast edhe edhe emra te shoqerise civile.