Goca e cuna, shqiptarë e turq, seks pafund te salla e masazhit
Policia e Tiranës vuri në pranga sot një 38 vjecare pasi zbuloi se ajo bashkë me klientët dhe skuadrën e vet e kishte kthyer qendrën estetike në një zonë rozë.
Gruaja shfrytëzonte ambjentet e SPA (qendër estetike , masazh )për prostitucion. 5 shtetas të tjerë procedohen në gjëndje të lirë.
“Më datë 10.02.2017 Specialistët e Sektorit të Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetases:
-E. I,38 vjeçe, banuese në Tiranë, (pronare e ambjentit të SPA)
Si dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:
-A. B, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)
-V. Ç., 14 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)
-B. D., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
-M. I., 32 vjeç, shtetas turk, banues Tiranë(klient)
-G. R., 40 vjeç, banues në Tiranë (klient)
-R.G., 30 vjeç,shtetas turk (klient)
Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative në ambjentet e një Qendre estetike ,ku një shërbim ishte dhe masazhi dyshohej se këtë ambjent e përdornin përveç shërbimeve të masazhit por edhe të ushtrohej prostitucion kundrejt pagesave ekstra masazhit.
Shtetësja I. E , pronarja e kësaj qendre dyshohet se organizonte punën në kamuflimin e masazheve ku kishte si objekt pune dhe marrdhënien seksuale në forma të ndryshme ndërmjet punonjësve dhe klienteve, aktivitet ky që ushtrohej që prej 8 muajsh, ku dhomat ishin përshtatur si qëndër masazhi.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të ambientit për prostitucion” parashikuar nga Nenet 114dhe 115 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.