Albspirit

Media/News/Publishing

Harasani: Për anal-istët që tallin trapin me grabitjen e parave

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani ka bërë një koment mjaft shpotitës për çështjen e shumë-komentuar të grabitjes së rreth 3 milion eurove në aksin Qafë Kashar – Rinas. Hasani shigjeton disa analistë që e kanë hedhur fajin te mospërmbushja e kushteve të makinës së transportit të parave duke lënë mënjanë përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore dhe policisë në këtë çështje.

“Çdo të thotë të jesh ANAL-ist qesharak dhe i paguar. Të gjithë ANAL-istët shkruajnë e ironizojnë mbi kushtet e asaj makinës që nuk përmbushte kushtet.

TALLJE TRAPI DHE JUSTIFIKIM

Po pse more zonja dhe zotërinj – para se të vinte rilindja që nuk kishte vjedhje të tilla me çfarë transportoheshin lekët në aeroport? Me tanke?” – shkruan Harasani në Facebook.

Please follow and like us: