Albspirit

Media/News/Publishing

Kinezet më të suksesshme në 2016

Media “China Women’s News” ka botuar një listë me 10 femrat më të suksesshme kineze gjatë 2016-ës, të cilat kanë kontribuar në fusha të ndryshme të jetës.Yang Jiang

Yang Jiang ose Yang Jiang është një përkthyese dhe skenariste e njohur në Kinë, e cila ndërroi jetë në Pekin vitin e kaluar në moshën 105 vjeçare. Ajo ka qenë anëtare nderi e Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës dhe studjuese e Institutit për Studime të Letërsisë së Huaj. Yang është autore e një sërë romaneve, eseve dhe tregimeve, ndër të cilat ” 3 seritë e librave”, një koleksion esesh botuar në vitin 2003 , kushtuar bashkëshortit të saj shkrimtarit të njohur Qian Zhongshu, I cili ndërroi jetë në vitin 1998, si dhe vajzës së tyre. Veprat e saj janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës dhe shitur në tregjet botërore të librit, si 6 kapituj nga jeta e ‘Downunder’ në 1981 dhe ” Pagëzimi” në 1988.

Një njohëse e mirë e gjuhëve angleze, frënge dhe spanjolle zonja Yang përktheu në kinezisht kryevepra të letërsisë botërore si ” Don Kishoti ” dhe romanin “Gil Blas” nga frengjishtja, vepra të dashura për lexuesit kinezë.

Yu Xu

Është pilotja 30 vjeçare Yu Xu e cila ndërroi jetë më 12 nëntor të vitit të kaluar gjatë një fluturimi rutinë. Ajo ishte njëra ndër 4 femrat e certifikuara për të pilotuar avionin luftarak J-10, si dhe anëtare e ekipit ajror kinez të forcave ajrore aerobatike. Yu iu bashkua Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës në shtator të vitit 2005. Ajo u kualifikua si pilote e avionit luftarak në vitin 2009 dhe u certifikua për fluturim me avionin luftarak J-10 në vitin 2012. Performanca e saj e fundit u krye gjatë një Veprimtarie të Airshow China në Zhuhai, të provincës jugore Guangdong, nëntorin e kaluar.

Chen Hualan

Chen Hualan është një studjuese e virozave të kafshëve, e njohur në fushën e epidemiologjisë. Kohët e fundit ajo punoi si drejtuese e Institutit të Kërkimeve Veterinare të Harbinit, një degë e Akademisë së Shkencave Bujqësore të Kinës.

Qysh nga viti 1994, Chen ka kryer mjaft studime në fushën e gripit të shpendëve, si dhe për masat parandaluese të tij. Lidhur me këtë ajo ka botuar mbi 30 studime kryesisht në revistat akademike ndërkombëtare. Studjuesja Chen ka zhvilluar përmes kërkimeve të saj 50 miliard doza vaksinash kundër gripit të shpendëve, të cilat janë shitur në Kinë dhe jashtë saj. Ajo është nderuar me çmime të shumta përfshirë Çmimin Kombëtar për Progresin Teknologjik dhe Shkencën, si dhe Çmimin e Elitës për Bujqësinë në Kinë. Ajoështë një ndër 10 personalitetet e Shkencës –për vitin 2013, si dhe fituese e Çmimit të UNESCO-s L’Oréal, për grate shkencëtare akorduar në vitin 2016.

Yi Shuying

Një nga figurat e shquara patriotike mbështetëse e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës,Yi ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare në kontenë Mengyin, të provincës lindore Shandong në qershor të vitit 2016.

Yi përkujtohet si e fundit nga “6 motrat e rajonit Yimeng të Shandong-ut “, që kishin ndihmuar me furnizime Ushtrinë Çlirimtare Popullore gjatë betejave në Menglianggu në maj të vitit 1947.

Pas fitores së Luftës kontributi I saj u bë I njohur në mbarë Kinën.

Lang Ping

Figura më e njohur e volejbollit të Kinës Lang Ping, drejtoi ekipin kinez të volejbollit në Olimpiadën e Rio de Zhaneiros në gusht të vitit 2016. Si e para fituese e medaljes së artë si lojtare dhe drejtuese e ekipit, ajo konsiderohet nga shumë fansa si “volejbollistja që nuk dorëzohet kurrë”.

Kohët e fundit ekipi I saj u nominua nga Shoqata Ndërkombëtare e Shtypit Sportiv si “Ekipi më I mirë”. I vitit 2016. Lang është nderuar dhe me një trofe si trajnerja më e mirë me çmimin “The Laureus China Sports “.

Fu Yuanhui

Ajo u bë sa hap e m byll sytë një sensacion mediatik në Lojrat Olimpike të Rio de Zhaneiros 2016, falë një interviste të dhënë pikërisht gjatë tyre. Shprehja e fytyrës së saj para kamerave me një spontanitet të rrallë, thyerja e tabusë së sportisteve lidhur me ciklin menstrual për të cilin foli hapur e bënë Fu-në një yll të vërtetë për fansat e rrjeteve sociale dhe jo vetëm. Madje vlerësimet e disave ishin që në sajë të sjelljes së kësaj sportisteje u thyen shumë stereotype lidhur me sportistët kinezë, duke I treguar ata më të arsyeshëm, tolerantë dhe të besueshëm ndaj ngjarjeve sportive apo dhënies së medaljeve.

Rong Jing

28 vjeçarja atlete e Lojrave Paralimpike të Rios Rong Jing ishte flamurmbajtësja e flamurit të Kinës në këto lojra. Këmba e djathtë e saj është prekur nga sëmundja e poliomelitit që në fëmijëri dhe ajo ecën me vësntirësi. Në moshën 16 vjeçare Rong hyri në ekipin paralimpik të provincës Jiangsu dhe më pas u bë pjesë e ekpit kombëtar paralimpik. Në sajë të vullnetit të hekurt dhe një pune të palodhur kjo atlete kineze është nderuar me shumë medalje, përfshirë dhe medaljen e artë në vitin 2012 si kampione paralimpike, por dhe vlerësim gjatë Lojrave Paralimpike të vitit 2016.Asaj I janë akorduar dhe titujt ” Shembulli I Punës”, “Shembull I të rinjve etj.

Ekipi teknik i industrisë aerohapësinore të Kinës

Femrat teknike dhe eksperte përbëjnë 20 përqind të kolektivit të Qendrës së Lëshimit të Satelitëve Jiuquan. Ato punojnë me përkushtim në realizimin e të gjitha objektivave që u janë ngarkuar, si një kontribut I çmuar në zhvillimin e industrisë aerohapësinorë në Kinë.

Hao Jingfang

Është një shkrimtare kineze e nderuar me çmimin Hugo për romanin më të mirë të vitit 2016 në gjininë e fantashkencës, për romanin me titull “Folding Beijing”. Ajo është e dyta shkrimtare kineze, që nderohet me këtë çmim prestigjioz pas Liu Cixin, të cilit iui akordua çmimi në vitin 2015 për serialin “The Three-Body Problem,”.

Please follow and like us: