Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Basha: Të largojmë qeverinë që askush mos të ikë nga qeveria

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha sot se qeveria e Rilindjes ka ndërmend ta mbajë Shqipërinë sic është, gjatë një takimi me të rinjtë e Durrësit, duke iu kërkuar atyre që më 18 ti bashkohen protestës së fuqishme kundër qeverisë.

“Partia Demokratike është e gatshme të marrë peshën për të larguar Durrësin, durrsakët dhe shqiptarët nga buza e greminës ku i ka sjellë “Rilindja” e mashtrimeve. Por që të ndodhë kjo, duhet që durrsakët e shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lire, e të pa kërcënuar. Zgjedhje të lira dhe të ndershme është apeli me të cilin shqiptarët bashkohen në 18 Shkurt.

Kështu askush nuk ka pse të largohet më nga Durrësi e nga Shqipëria, për mungesë shprese dhe mundësie. Në këtë mënyrë, fati i çdo qytetari do të përcaktohet nga vetë ata sepse me zgjedhje të lira dhe të ndershme, qytetarët do të zgjedhin ndryshimin, do të zgjedhin një qeveri që qeveris për ta dhe jo për xhepat e një grushti hajdutësh dhe banditësh.

Ata marrin koncesione qindra milion dollarëshe, rinia rri rrugëve. Nuk mund të vazhdojë më kështu. Shqipëria do ndryshim. Ndryshimi vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rinia është gati për të garantuar që zëri i atyre që sot nuk dëgjohen, të kumbojë më 18 Shkurt dhe, me 18 Shkurt do kumbojë zëri i shumicës dërrmuese të shqiptarëve”, deklaroi ndër të tjera Basha në takimin me të rinjtë durrsakë.

Please follow and like us: