Mori bursë prej amerikanes së vdekur, rrëfimi i studentes shqiptare
Një vajzë shqiptare 22- vjeçare e cila ndjek studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vlerësuar me bursë nga grupi Beaumont Grosse Pointe në nder të Paige Statler.
Bursa, mban emrin e një adoleshentjeje amerikane e cila punonte si vullnetare në spital, por që u vra në vitin 2014, teksa ndodhej në makinë bashkë me miqtë e saj në një zonë të Detroit, kur dikush u afrua dhe e qëlloi për vdekje.
Shqiptarja Kristina Leska, është studente në Universitetin Wayne State në St Claire Shhores.
Vajza dëshiron të bëhet dentiste, ndërsa thotë se dëshiron të ndjekë ëndrrën e Paige dhe të ndihmojë njerëzit, ashtu si Paige e cila donte të bëhej doktoreshë.
Ndonëse kanë kaluar tre vite, vrasja e 16- vjeçares amerikane nuk është zbardhur ende.
“Është shokuese sepse ishte kaq e re dhe me ëndrra të mëdha si të miat. Unë u rrita në Shqipëri dhe erdha këtu menjëherë pas shkollës së mesme. Gjëja më e vështirë që kam bërë në jetë ishte të lija vendin tim dhe të vija këtu ku nuk njihja njeri. Megjithatë mbërritja në një nga vendet më të mëdha në botë dhe ku mund të realizoj ëndrrën time,” u shpreh Kristina.
Leska thotë se Paige kishte një buzëqeshje të bukur donte që edhe të tjerët të qeshnin e të ishin të lumtur, dhe të njëjtën gjë dëshiron të bëj edhe unë.
“Do ta çoj deri në fund ëndrrën time dhe të Paige,” thotë Kristina. Ajo thotë se dëshiron që të lumturojë edhe prindërit e Statler dhe të çojë deri në fund edhe ëndrrën e vajzës së tyre./a.y/noa.al