At Nikolla Marku në gjendje të rëndë shëndetësore, të afërmit apelojnë për ndihmë
Kreu i Kishës Ortodokse Shën Mëria në Elbasan, At Nikolla Marku ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore. Mësohet se për kurimin e tij nevojiten të ardhura të shumta, të cilat familjarët e tij nuk i disponon. Ndaj dhe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale të afërm dhe miq të tij bëjnë apel për ta ndihmuar At Nikolla Markun.
’Shqiptarë! At Nikolla Markut i nevojitet ndihma jonë. Mëkëmbja e shëndetit të rënduar do ia mundësonte At Nikollës që ai sërish të kryejë obligimet e tij baritore, shpirtërore dhe atdhetare ndaj trashëgimisë kulturore të autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare. Prandaj sot, Ju bijtë dhe bijat besnike ndaj Flamurit të Skënderbeut, jeni të ftuar që mesa të keni mundësi të ndihmoni Mburojën e Kishës Orthodokse Shqiptare kundër invadimit greko-serb. Ndihmën tuaj mund ta drejtoni te: CREDINS bank, Elbasan, SËIFT i bankes Credins : CDISAL TRXXX AL 9121231076 0000 0000 0039 2601,’’ thuhet në njoftim.