Albspirit

Media/News/Publishing

Peticion me mijëra firma në SHBA për të arrestuar Soros

Në Shtëpinë e Bardhë është bërë një peticion  për të lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për George Soros. Peticioni u hap disa javë më parë dhe tashmë ka marrë mbi 5,500 nënshkrime. Megjithëse shifra  e nënshkrimeve është e lartë duhen ende për të  arritur 100,000 të nevojshme, në mënyrë që të merret një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë.

Peticioni fillon:

“George Soros është një kërcënim për botën e lirë dhe qëllimin për ta bërë Amerikën të madhe përsëri. Ai është fajtor për krimet e mëposhtme:

  1. Ai mbështet financiarisht kryengritje të hapura në qytetet e mëdha amerikane duke sjell miliona dollarë të dëmtime të pronave  si dhe humbje të jetës.
  2. Përpjekjet për të manipuluar zgjedhjet demokratike duke dhuruar miliona dollarë për kandidatët e tij të preferuar
  3. Kërkon të kufizojë sovranitetin amerikan. Në fjalët e tij: “pengesa kryesore për një rend botëror të drejtë dhe të qëndrueshëm janë Shtetet e Bashkuara…. Ndryshimi i qëndrimit dhe politikave të Shteteve të Bashkuara mbetet prioriteti im më i lartë. “
  4. Është një manipulator i monedhës. Soros ka nisur një krizë financiare britanike duke  investuar 10 miliardë sterlina, që solli zhvlerësimin e monedhës dhe kështu ai fitoi miliarda dollarë./http://www.teaparty.org/thousands-sign-new-white-house-petition-arrest-george-soros-217908/
Please follow and like us: