Albspirit

Media/News/Publishing

Regjisori britanik Boyle: Brexit do të çojë Britaninë drejt fundit

“Besoj se nëse do të mund të votonin sërish, atëherë britanikët do të kërkonin të mbeteshin pjesë e BE-së”, tha ai.

Regjisori britanik Danny Boyle, fitues i çmimit Oscar në kinematografi, beson se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe se, nëse bashkëkombësit e tij do të lejoheshin të votonin sërish, ata do të shpreheshin kundër daljes së vendit nga blloku evropian. “Mendoj se njerëzit kanë nisur të kuptojnë se çfarë hapi i madh është bërë”, u shpreh regjizori i filmit “Slumdog Millionaire” për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. “Besoj se nëse do të mund të votonin sërish, atëherë britanikët do të kërkonin të mbeteshin pjesë e BE-së”, tha ai. Boyle i bëri këto komente gjatë Festivalit të Filmit në Berlin, ku u shfaq vazhdimi i njërit prej filmave të tij më të arrirë, “Trainspotting”, 20 vjet pas transmetimit të versionit origjinal të këtij realizimi. Ai beson se me mbajtjen e referendumit për daljen nga BE-ja qershorin e kaluar, klasa politike e Britanisë së Madhe e kishte tradhtuar vendin, pasi politikanët nuk u shpjeguan njerëzve se sa e dobishme është Evropa.

Please follow and like us: