Shkurt 1946/ Kur qeveria komuniste vodhi ndihmat e OKB për popullsinë e Çamërisë
Si u ndalua doktor Fitzgerald të vizitonte refugjatët çamë që jetonin në kushte të mjerueshme në Shqipëri, ndërsa ndihmat mjeksore dhe ushqimore që vinin nga OKB, nuk kishin mbërritur në destinacion.
Kur popullsia e Çamërisë mbërriti në Shqipëri, pas genocidit grek ndaj tyre, OKB i konsideroi ata refugjatë. Me këtë status, UNRRA mori në mbrojtje popullsinë e Çamërisë dhe një ndër hapat ishte ndihma humanitare me ushqime e medikamente mjeksore. Gjendja e popullsisë së Çamërisë, kur mbërriti në Shqipëri, ishte tepër e vështirë. Jetonin nëpër çadra, në varfëri ekstreme dhe me kushte çnjerëzore. Për këtë arsye, një ekip nga OKB, erdhi në Shqipëri dhe nënshkroi marrëveshje me qeverinë shqiptare për të ndihmuar popullsinë çame me ushqime e barna. Kështu nisën të vijnë ndihmat për popullsinë e Çamërisë, shpërndarja e të cilave do të administrohej nga qeveria komuniste.
Kur kishin kaluar disa muaj, OKB dhe ekipet e veta të angazhuara në Shqipëri dyshuan se ndihmat nuk kishin mbërritur në destinacion dhe vendosen të inspektonin përmes një ekipi mjeksor popullsinë e Çamërisë, për të parë ndryshimin pas mbërritjes së ndihmave nga OKB.
Ishte shkurti i vitit 1946 qeveria komuniste e refuzoi udhëtimin e doktor Fitzgerald në Shqipëri. 27.al publikon sot letrat që u shkëmbyen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe OKB-së lidhur me këtë çështje.
Kërkesat e vazhdueshme e ekipit të OKB-së u refuzuan me argumentin e vetëm se popullsia e Çamërisë ishte e shpërndarë nëpër gjithë Shqipërinë dhe nuk ishte e mundur që të vizitohej nga doktor Fitzgerald. Këmbëngulja e ekipit të OKB-së hasi në kundërshtinë e vazhdueshme të qeverisë komuniste. Më poshtë publikohen letrat që u këmbyen mes palëve në vitin 1946.