Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi kërkojnë takim me Rex Tilerson
Ministrat e Jashtëm të Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi, kërkojnë takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.
Kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, ai i Kroacisë Davor Ivo Stier dhe i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviç janë mbledhur në një takim trepalësh në Kroaci, ku njëzëri kërkojnë takim me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson.
Qëllimi i kësaj kërkese janë sfidat e sigurisë, marëdhënia me Rusinë, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO si dhe situata në rajon.
Please follow and like us: