Tim Cook: Lajmet e rreme janë duke “mbytur mendjen e njerëzve”
Lajmet e rreme janë duke “mbytur mendjen e njerëzve”, ka thënë shefi i Apple, Tim Cook, i cili i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë një fushatë të informimit publik për të luftuar këtë problem.
Cook ka thirrur për një fushatë ndërgjegjësimi të ngjashme me ato që kanë alarmuar njerëzit për epidemitë shëndetësore si AIDS në vitin 1980, çështjet mjedisore e gjëra të ngjashme.
Drejtori i gjigantit të teknologjisë Apple, ka thënë se lajmet e rreme “janë një problem i madh në të gjithë botën”, pasuar nga shqetësimi i fundit rreth lajmeve të fabrikuara të cilat u shpërndan gjatë garës Presidenciale në SHBA dhe fushatës së referendumit në BE, transmeton koha.net.
“Fushata duhet të integrohet në shkolla, ajo duhet të integrohet në publik”, ka thënë Cook.
“Ajo duhet të jetë një fushat masive. Ne na duhet një version modern i fushatës për publikimet e shërbimeve publike. Mund të bëhet shumë shpejtë nëse ka vullnet”, ka shtuar ai.