Albspirit

Media/News/Publishing

Ushtria Turke: Njësitë turke të goditura nga avioni rus gjendeshin në rajon prej 10 ditësh

Forcat e Armatosura Turke bënë një deklaratë me shkrim në lidhje me bombardimin e godinës ku ndodhej njësia turke në El Bab të Sirisë në kuadër të Operacionit Mburoja e Eufratit, nga ana e avionit rus në operacionin kundër objektivave të organizatës terroriste DAESH, ku si pasojë ranë dëshmorë 3 ushtarë turq.

Shtatmadhoria turke bën të ditur se në kundërshtim me deklaratën e autoriteteve ruse, ushtarët turq gjendeshin në rajonin e bombarduar prej 10 ditësh.

Në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të federatës ruse, Dimirti Perskov në formën: “në pikën ku u bombardua ndërtesa nuk duhet të kishte pasur ushtarë turq”, Forcat e Armatosura Turke bënë të ditur se: “Me qëllim që në operacionet që zhvillohen në Siri, njësitë ushtarake të mos dëmtojnë njëra-tjetrën, në kuadër të memorandumit të nënshkruar ndërmjet dy vendeve në datën 12 janar 2017, pra prej afërsisht 1 muaji, Forcat e Armatosura Turke në mënyrë të rregullt dhe reciproke ndajnë informacionet në lidhje me operacionin me homologët rusë”.

Në deklaratë nënvizohet se njësitë turke ndodhen në të njëjtën pikë prej 10 ditësh.

“Së fundmi në datën 8 shkurt 2017 nga rajoni nën kontrollin e njësive të Federatës së Rusisë, pas hedhjes së një rakete në pikën ku ndodheshin elementet mike, në të njëjtën datë në orën 23.11, personelit përgjegjës (rus) në Qendrën e Operacionit që gjendet në Humeymim iu përcollën përsëri koordinatat e elementeve tona. Në të njëjtën orë, Atasheut të Forcave të Armatosura Ruse në Ankara, i cili u ftua në Shtabin e Përgjithshëm në Kryeqytet, i janë dhënë edhe njëherë dorazi koordinatat e dhëna më parë për pikën ku ndodheshin elementët në fjalë”.

Please follow and like us: