Votimi i parë elektronik në Shqipëri, ja si po votohet në Libra
Partia më e re në Shqipëri, LIBRA është duke votuar. Anëtarët e LIBRA-s janë duke votuar për drejtuesit e partisë, një votim i parë për këtë lëvizje.
“Asnjëherë një parti nuk ka mbajtur zgjedhje më të hapura, më transparente dhe më të sigurta. Votohet në mënyrë elektronike për Kryetarin dhe Bërthamën prej 30 anëtarësh”, shkruan Ben Blushi, një nga kandidatët për kryetar të LIBRA.
“Ky votim do mbetet unik dhe do kthehet në praktikë të pandryshuar. Sikur të gjitha partitë të votonin kështu Shqipëria do ishte një vend tjetër!”, shkruan Blushi në faqen e tij në Facebook.
Please follow and like us: