VRASJA E DYFISHTË/Viktima dhëndër i deputetes. Ermira, biznes në qytetin e Fierit
Një vajzë ka dërguar informacione të reja lidhur me raportet që kishin dy të rinjtë që u vranë dje në Fier, Drini Derveni dhe Ermira Arapi.
Letra:
“Përshëndetje JOQ. Dua t’ju informoj disa të dhëna për Ermira Arapin, vajzën që u vra ditën e djeshme nga i dashuri në Shën Pjetër të Fierit. Kisha disa njohje me viktimën.
Ajo kishte një biznes perdesh në qytetin e Fierit. Kohët e fundit vajzën e madhe ia mbante bashkëshorti në Greqi. Burri i vinte shumë rrallë në Shqipëri, 1 herë në 3 muaj. Gjithashtu njoh dhe vrasësin, pra të dashurin e asaj. Drini ishte dikush me emër në Fier.
Ai e keqtrajtonte të shoqen dhe e mbante të mbyllur. Drini është dhëndri i ish-deputetes së LSI. Angjelina Kola është ish deputetja. Viktimat kishin vite së bashku.
Bashkëshorti i Ermirës nuk dyshonte pasi jetonte në Greqi, një vit ka ndenjur në Holandë. Ermira donte të ndahej nga Drini, por ai e kërcënonte se do ta vriste, madje njëherë në mes të rrugës e ka kapur nga flokët dhe e ka marrë me dhunë në makinë, besoj se kjo ka qenë shkaku i vdekjes, fakti që ajo donte të ndahej’’, shkruan ajo./JOQ