Bjonde apo brune, kush kryeson në raporte intime?
Nëse keni vuajtur një periudhë thatësire në dhomën e gjumit së fundmi, bëni mirë të merrni menjëherë në telefon parukieren tuaj dhe të caktoni një takim.
Mësohet se mungesa e aksionit në krevat mund të jetë shkaktuar nga ngjyra juaj e flokëve. Po, kur vjen puna për seks, mund të surprizoheni kur të zbuloni se jo të gjitha ngjyrat e flokëve janë të barabarta.
Kompania e prezervativëve, Skyn, sapo publikoi Sondazhin e Mijëvjeçarit të Seksit të vitit 2017 dhe duket se personat me flokë bjonde bëjnë shumë më shumë seks se ata me ngjyrat e tjera të flokëve. Pikërisht, sondazhi tregon jo vetëm se bjondet e bëjnë më mirë, por edhe shumë më shumë.
Sipas këtij studimi mësohet se plot 79% e bjondeve bëjnë seks të paktën një herë në javë. Megjithatë, edhe ato me flokë të errëta nuk mbeten më pas me 75%, ndërsa flokëkuqet janë në vend të fundit me vetëm 68%.
Kështu, nëse e shihni veten keq, e dini se çfarë të bëni: me vrap te parukierja!