Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Rama, si spikerat e e komunizmit, çdo të diel kinezçe në Radio Tirana

Pakkujt mund ti kutjohen lajmet në gjuhën kineze në “Radio Tirana”, por Blushi është një nga ana që e kujton mire dhe madje i ka gjetur edhe sinonimin në kohët e sotme. Sipas tij, konferencat në facebook të Kryeministrit Rama çdo të diel janë fiks si lajmet në kinezçe të kohës së komunizmit që jepeshin të dielave.

Ja statusi i plotë i Blushit

I paafti thotë se fajin për vjedhjen e bankave e kanë bankat, fajin për ilacet e skaduara e kanë të sëmurët, fajin për cilësinë e dobët të shkollave e kanë prindërit, fajin për korrupsionin e notave e kanë nxënësit, fajin për hashashin e kanë duhanxhinjtë, fajin për përmbytjet e kanë fshatarët, fajin për koncesionet e kanë bizneset, fajin për mjerimin e kanë të mjerët, fajin për zgjedhjet e kanë të tjerët, fajin për zgjedhjet në Amerikë e kanë meksikanët, fajin për trenin e kanë kosovarët, fajin për koalicionin e kanë grekët, fajin për integrimin e kanë gjermanët, fajin që durojnë e kanë shqiptarët. Duket si spikerat e komunizmit që çdo të diel flisnin kinezce në Radio Tirana duke bindur popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur! 

Please follow and like us: