Albspirit

Media/News/Publishing

Drita Kryeziu, piktorja ekspresioniste në Austri, që frymëzohet nga bukuria e natyrës

E rritur në vitet kritike për fatin e Kosovës, shanset që Drita Kryeziu të përfshihej në botën e artit, në vendlindjen e saj në Drenicë ishin fare të pakta.
Ajo u lind në Likofc të Skënderajt, në Drenicë, një zonë, të cilën, historia do ta vinte përsëri në zemër të luftës. Drita është vajza e mësuesit të njohur të popullit, Zah Kadriu, pasardhëse e një familjeje me tradita intelektuale.
Rrugëtimi i saj në pikturë do të fillonte në Vjenë të Austrisë, ku u vendos 21 vjet më parë së bashku me bashkëshortin, gjithashtu piktor e pjesë e një familjeje artistësh.
Gjithshka nisi nga mërzia e largimit dhe malli i paduruar për atdheun. “Kur vizatoja për mua ishte meditim edhe gëzim”, thotë ajo për gazetën “Illyria” në Neë York. Shumë shpejt eksperimenti u kthye në profesion, ndërsa përpjekja e rastit, në një punë të përditshme plot pasion.
Sot, Drita numëron mbi 300 punime arti të përfunduara, shumë nga të cilat janë shitur jo vetëm në Austri, po edhe në vende të tjera si Gjermani, Zvicër, Suedi… madje edhe në Kosovën e re.
Një piktore ekspresioniste, puna e të cilës dallohet nga loja me ngjyrat, të cila marrin një jetë të tyre në pikturat e saj.
“Bukuria e natyrës në përgjithësi më pëlqen shumë dhe mundohem ta paraqes në pikturat e mia aq sa mundem”, na thotë Drita. “Është aty ku unë gjej frymëzimin, te ngjyrat dhe ku mund t’i gjesh më mirë sesa te natyra”.
Ndoshta Drita Kryeziu do të vijë një ditë që të ekspozojë punën e saj edhe në SHBA si kanë bërë shumë artistë shqiptarë. Për momentin, fotografitë e disa prej veprave të piktores mund t’i shijoni, në vijim të këtij shkrimi. (r.a.)

_n15310726_1846997478916049_494775253_n15416892_1846997782249352_300058457_n15417079_1846998045582659_118393260_n15435858_1846997778916019_1421542699_n15435887_1846997435582720_181173257_n15451088_1846997548916042_1448155347_n15592539_1808967786041517_384323438_n15644476_1808967789374850_87665740_n15644979_1808967792708183_1529464852_nBjeshkt e ShqiperisShpresa

Please follow and like us: