Albspirit

Media/News/Publishing

Frank-Walter Steinmeier, president i ri i Gjermanisë

Asambleja Parlamentare e Gjermanisë sot e ka zgjedhur president të ri të këtij vendi ish-ministrin e jashtëm, Frank-Walter Steinmeier. Për zotin Steinmeier kanë votuar 931 prej 1,260 anëtarëve të Asamblesë Parlamentare, e cila përbëhet prej 630 ligjvënësve të Dhomës së Ulët të Parlamentit dhe po aq përfaqësuesve të 16 shteteve gjermane, raporton Radio Evropa e Lirë. Presidenti i Gjermanisë ka pak autoritet ekzekutiv, por konsiderohet një autoritet i rëndësishëm moral. Frank-Walter Steinmeir e kishte mbështetjen e “koalicionit të madh” të kancelares Angela Merkel, që përbëhet nga partitë e qendrës së djathtë dhe asaj të majtë.

Please follow and like us: