Albspirit

Media/News/Publishing

Hajradinaj i publikon foton Daçiç përkrah Millosheviçit

 

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, duke postuar në rrjetin social facebook një fotografi të Daçiç me Millosheviçin.

Ky reagim i tij ka ardhur pasi Daçiçështë shprehur se Haradinaj nuk është arrestuar si politikan por “si kriminel lufte”.

 

Reagimi i Haradinajt

Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë.

Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij!

Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!

Daçiqi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje!

Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot!

Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti!

Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!

Please follow and like us: