Albspirit

Media/News/Publishing

Korea e Veriut teston raketën balistike të radhës, Japonia kërkon mbështetje nga SHBA

 

Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike, të parën pas marrjes së detyrës nga Presidenti i ri i SHBA, Trump, njofton BBC.

Trump siguroi kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, se “Amerika e mbështet Japoninë, është aleati i saj i madh 100%”.

Raketa që u hodh nga Koreja e Veriut fluturoi në lindje në drejtim të Detit të Japonisë për rreth 500 km, thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Abe tha se testi ishte “absolutisht i patolerueshëm”. Zyrtarët japonezë njoftuan se raketa nuk arriti në ujërat e tyre.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi gjatë një vizite në SHBA,  Abe tha se Trump e siguroi atë se do të ishte i angazhuar për “ta zbatuar më tej aleancën tonë”.

Korea e Veriut ka kryer një numë testesh bërthamore vitin e kaluar në vazhdën e agresionit që ka alarmuar dhe zemëruar rajonin.

Lëshimi i raketës të dielës ndodhi në orën 7:55 sipas orës lokale (22:55 GM të shtunën) nga baza ajrore Banghyon në anën perëndimore të gadishullit korean.

Please follow and like us: