Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarja që fitoi Miss Fotozhenia, flet për sherret dhe prapaskenat në “Miss Universe”

Linda Idrizi shqiptarja që përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe ka qenë e ftuar në emisionin Top Show. Miss Shqipëria edhe pse nuk rrëmbeu çmimin e madh ajo u kurorëzua si Miss Fotozhenia që gjithsesi është një arritje e cila është për tu vlerësuar. E pyetur se si ajo u zgjodh Miss Fotozhenia, Linda u shpreh se ka një juri posaçërisht që vlerëson vajzat për këtë çmim.

Nga ana tjetër duke qenë se vajzat që marrin pjesë në këtë event janë nga gjithë vendet e botës, Missi Shqipëria u shpreh se më shumë ishte miqësuar me Miss Venezualën, sepse sipas saj kishin pak a shumë të njëjtin karakter.

Më tej ajo shprehet se “jo të gjithë vajzat janë ashtu sikundër edhe duken”. E ndërsa ajo “ngacmohej” nga pyetjet e shumta të të pranueshmëve një momenti pikanti ishte kur ajo u pyet nëse bëhen sherre në këto kompeticione. “Ka sa të duash. Po ju flas me një rast konkret. Unë e dija psh se cili nga fustanet më rrinte më mirë, dhe e vishja. Njëra nga konkurrentet priste dhe më shikonte mua të veshur dhe ajo gjithnjë vishej pas meje për tu bërë më e bukur dhe për të rënë në sy” u shpreh ajo.

Please follow and like us: