5 gjyqtarët që firmosën pafajësinë e “Hakmarrjes për Drejtësi”
Pafajësisë për 10 anëtarët e bandës “Hakmarrja pë Drejtësi” u vendos nga pesë gjyqtarë të cilët ishin caktuar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Me vendimin nr.88 të 8 korrikut 2016, KLD vendosi të delegojë një trupë gjyqësoree me 5 gjyqtarë, të kryesuar nga Agim Bendo, për të gjykuar dosjen e 10 të pandehurve të “Hakmarrjes për Drejtësi”.
Kështu sipas vendimit të KLD, Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe komkretisht: Agim Bendo, Fatos Qato, Zamir Poda, Alaudin Malaj dhe Artur Kalaja, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, çështjen penale në ngarkim të 10 të pandehurve.
Ky vendim është marrë në kushtet kur Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda, nuk kishte trupë gjyqësore tjetër, pasi të gjithë gjyqtarët ishin ezauruar në gjykimin e kësaj dosje.