Arrestohet për trafik droge këshilltari i LSI
Në prangat e policisë ka rënë Ndue Lalaj 49- vjeç banues në fshatin Dom në Gjegjan të Pukës të cilit i është gjetur dhe konfiskuar në banesë një sasi e madhe droge
Këshilltari i Lëvizjes Socialiste për integrim në bashkinë e Pukës ka rënë në prangat e policisë pasi i janë gjetur në mjedis pranë banesës 41 kg kanabis sativa. Në prangat e policisë ka rënë Ndue Lalaj 49- vjeç banues në fshatin Dom në Gjegjan të Pukës, me dëtyrë këshilltar i LSI- së në këtë bashki.
Sipas policisë së Shkodres gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë së Pukës në fshatin Dom Pukë, në afërsi të banesës së tij u konstatua një ambient i improvizuar, ku në brendësi u gjetën 41 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sipas grupit hetimor dyshohet se 49-vjeçari lëndën narkotike e kishte lënë gati për ta tregtuar por ndërhyrja e policisë ka bërë sekuestrimin e kanabisit dhe arrestimin e Ndue Lalajt. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Zona e Pukës ka qënë një nga më problematikat për kultivimin e lëndës narkotike gjatë 2016- es ndërsa sipasojë e dekonspirimit të operacioneve të policisë anti- kanabis, në këtë zonë janë shoqëruar edhe efektive policie të komisariatit të Pukës. /Pamfleti.