Aurela Hoxha takon Irina Shayk
Modelja dhe blogerja e njohur shqiptare Aurela Hoxha ka qenë mjaft e suksesshme me promovimin saj edhe jashtë vendit. Duket se udhëtimet e shpeshta dhe pjesëmarrja nëpër vende të ndryshme të modës po i mundëson asaj takimin me emra të njohur të fushës së modës.
Së fundmi, bukuroshja Hoxha ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka rastisur të takohet në një night club me supermodelen Irina Shayk. Fotot mendohet të jenë bërë në Kanë Francë.
Sido që të jetë, në fotot e publikuara ato duket sikur nuk kanë komunikuar fare me njëra-tjetrën por thjeshtë janë takuar rastësisht. Megjithatë, Aurela duket të jetë ndjerë e lumtur që pati fatin të takohet nga afër me një prej yjeve të modës botërore.
Please follow and like us: