Albspirit

Media/News/Publishing

Bill Maher, një lutje Shën Valentinit

Moderatori dhe komediani amerikan, Bill Maher foli për dashurinë gjatë spektaklit të tij “Real Time with Bill Maher”. Maher bëri thirrje që gjatë këtij Shën Valentini të biem përsëri në dashuri më dijen. Në paralelizëm me të tashmen, komediani kujton kohët kur redaksitë e lajmeve ishin të besueshmë, kur njerëzit kishin besim te shkenctarët dhe vendi udhëhiqej nga njerëz të zgjuar.- shkruan dritare.net

“Dita e Shën Valentinit po afron dhe të gjithë duhet të marrim kohë për të kujtuar dashurinë tonë të parë. Kur isha 18 vjeç shkova në Kolegj dhe rashë në dashuri, por jo me një vajzë. Unë u dashurova me librat, idetë dhe njohuritë, gjithashtu edhe me dorën time.

Por nuk ka asnjë dyshim, që është një dashuri e vërtetë, kur ti shkon në një vend intelektual sepse njohuritë nderohen. Çdo ditë unë mrekullohesha nga diçka. Por ai ishte një shtet tjetër. Një prej gjërave më të trishta që ka shteti ku jetojmë tani është se ne nuk duam më njerëz të zgjuar në jetët tona.

President të zgjuar? Nuk mund ta kemi këtë! Shkencëtarë? E çfarë dinë ata! Editorët e gazetave? Gënjeshtare, lajme të rreme!

bill-maher-but-im-not-wrong-1024

Më parë njerëzit i merrnin lajmet nga gazetat, sepse redaksitë profesionale i ndanin faktet nga trillimet dhe të punësuarit ishin njerëz që kishin studiuar për ta bërë atë gjë. Ndërkohë tani njerëzit i marrin lajmet nga facebook-u.

Në zgjedhjet presidenciale, vitin e kaluar, lajmi më i klikuar në facebook, ishte një i rremë dhe jo ai i vërteti.  Ai ishte që Papa Françesku mbështet kandidaturën e Donald Trump. Kur në të vërtetë, pas zgjedhjeve, Papa tha që do të lutej për ndriçimin e mëndjes së Trump.

Më parë ne i respektonim shkencëtarët, në vitet 70, të gjithë kishin një poster të Einstein në dhomën e tyre. Ndërkohë tani vetëm 36% e amerikanëve thonë që kanë shumë besim në saktësinë e informacioneve që vijnë nga shkencëtarët.

Gjatë presidencës së Obamës, sekretari  i energjisë ishte fitues i çmimit Nobel, më pas edhe një fizikant nuklear.

Si ndodhi! Ne shkuam nga të qenurit të udhëhequr nga njerëzit më të zgjuar, në gomerët më të mëdhenj.

A mundemi që këtë Shën Valentin të biem përsëri në dashuri me dijen?”

Please follow and like us: