Eksponenti i lartë i PPSH, në tribunën e nderit të “Rilindjes”
Kiço Mustaqi shfaqet në krah të zëvëndësministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, në ceremoninë e përvjetorit të Divizionit “Asim Zeneli”.
Kiço Mustaqi, ish-ministër i Mbrojtjes në kohën e diktaturës dhe ish-anëtari i Byrosë Politike, është shfaqur në krah të zëvendësministrit të Mbrojtjes Petro Koçi, në ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të Divizionit “Asim Zeneli”.
Referuar fotos së publikuar nga balkanweb nga ky aktivitet, Mustaqi, dallohet qartësisht si i ftuar nderi në tribunën, ku janë ulur krah tij edhe kryetarja socialiste e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.
Në fotografi duket qartë vendi i nderit që Rilindja i ka rezervuar, ish-zyrtarit të lartë të diktaturës komuniste. Duket që nuk ka më asnjë kompleks për të nderuar të shkuarën komuniste, ndërkohë që e kundërta kërkohet nga Shqipëria. Duke shfrytëzuar përvjetore të brigadave e divizioneve komuniste, Rilindja i sjell në skenë ish-zyrtarët e komunizmit si heronjë e jo si xhelatë. Ndodhi edhe një vit më parë, kur xhelatët e At Zef Pllumbit e shumë shqiptarëve të tjerë, u nderuan me dekorata.