Ish-drejtori i Ramës, thirrje për protesta në 18 Shkurt
Më 18 shkurt opozita do të mbajë protestën kundër Qeverisë Rama, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të gjerë. Në këtë protestë mesa duket do të jetë edhe Ahmet Prençi, i cili së fundmi ka qenë drejtor në Hetimin Tatimor tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kur drejtohej nga Briseida Shehaj. Në profilin e tij në Facebook, Ahmet Prençi ka vendosur foton e 18 shkurtit, data e protestës së Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare. Gjatë qeverisjes demokratike, Ahmet Prençi u shkarkua nga Lulzim Basha si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe u rreshtua në krah të Ramës kur ky i fundit u bë Kryeministër. Rama e emëroi drejtor të Hetimit tek Tatimet dhe më pas u largua sërish.
Please follow and like us: