Albspirit

Media/News/Publishing

Kina dënon lëshimin e testit raketor nga Koreja e Veriut

Kina ka kundërshtuar testet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut, duke deklaruar se “shkelin rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB”, – por fton të gjitha palët “të ushtrojnë moderim” për të “shmangim provokimet reciproke” deri të sa të vendoset paqja dhe stabiliteti në gadishullin korean. Në të njëjtën valë gjatësie është renditur edhe Rusia, e cila nga ana e saj ka nënvizuar nevojën për t’u shkëputur nga aksione që mund të shtojnë tensionin.

Koreja e Veriut tha se ka testuar “me sukses” një raketë balistike, me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, çfarë bëri që Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia të kërkojnë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Phenjan KCNA tha se raketa Pukguksong-2 është një lloj i ri i armës strategjike, me kapacitet për të bartur koka bërthamore.

KCNA tha se raketa është hedhur më 12 shkurt, “qëllimisht në një kënd më të gjerë, duke marrë në konsideratë sigurinë e vendeve fqinje”. Sipas agjencisë, udhëheqësi Kim Jong Un ka qenë i parnishëm dhe ka udhëzuar nisjen.

Me këtë qëndrim, Kina është përpjekur të bëjë ndërmjetësimin në krizën e hapur nga Pheniani, i cili ka lëshuar raketën e parë me rreze të mesme veprimi që pas betimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Please follow and like us: