Musine Kokalari: Një sy të kaluarës…
Ky dorëshkrim ndodhet në dosjen formulare të Musine Kokalarit dhe është pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991.
Ky dorëshkrim është publikuar me vendim unanim të Autoritetit. Së shpejti do të publikohet bibliografia e materialeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe hap pas hapi materiale që kanë vlerë për publikun, natyrisht të digjitalizuara.
Bëhet fjalë për një ese mjaft të thelluar të shkrimtares dhe intelektuales së njohur, e cila është e hedhur në letër me një shkrim tejet të qartë dhe ortografi tejet të bukur.
Në esenë e publikuar nëpërmjet fotove që i janë bashkangjitur këtij shkrimi Musine Kokalari hedh një vështrim në të kaluarën politike të Shqipërisë dhe vë re vështirësinë e shtetformimit, tallazet në të cilin ka kaluar ai.
Më tej, ajo shpjegon si duhet të ngrihet një sistem demokratik në bazë të parimeve të social-demokracisë. Ajo e sheh të ardhmen demokratike në një sërë reformash, veçanërisht atë arsimore, ku mendon se përparimi vjen pikërisht tek njohja e traditës, folklorit, artit.
Për të rëndësi të dorës së parë ka shtypi si një shtyllë e rëndësishme e çdo regjimi. Shtyp, i cili mund të kthehet në propagandë.