Peskov: Ja kur do të takohen Putin-Trump
Takimi i bujshëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump mund të zhvillohet në korrik.
Kështu ka deklaruar ditën e sotme zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se dy kreret e shteteve kanë planifikuar të takohen personalisht në samitin e G20 në korrik.
Peskov theksoi se “nuk ka pasur asnjë marrëveshje të veçantë që kjo mbledhje të bëhet më herët”.
“Ne nuk kemi informacion specifik në lidhje me takimin e mundshëm ndërmjet Putinit dhe Trump deri më tani, ne nuk e kemi biseduar ende me datë. Duke supozuar se ekziston një samiti G20 në korrik të këtij viti, në një mënyrë apo tjetër presidentët do të takohen atje, por, siç e dini, kemi dëgjuar të flitet për mundësime e një takim të mëparshëm. Deri më tani nuk ka asgjë të veçantë në këtë drejtim “, tha Peskov.