Sondazhi: 73% e serbëve nuk dëshirojnë të luftojnë kundër Kosovës
Shumica e qytetarëve të Serbisë mendojnë se nuk do të duhej hyrë në konflikt të armatosur që Kosova të bëhet pjesë përbërëse e Serbisë.
Këtë e ka dëshmuar një hulumtim i Qendrës për Politikë të Sigurisë së Beogradit.
Më se 73 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk duhet të hyhet në luftë për shkak të Kosovës, 17 për qind kanë thënë se nuk e dinë, ndërsa 10 për qind mendojnë se duhet hyrë në luftë.
Sipas hulumtimit, as shumica e votuesve të partive djathtiste, si SRS e Dveri, nuk do të ishte e gatshme të merrte armët në duar për Kosovën , përcjell gazeta “blic” e Beogradit.
Më “luftarakë” janë treguar të rinjtë të moshës nga 18 – 29 , nga të cilët 15 për qind kanë thënë se do të hynin në luftë, ka thënë hulumtimi që është bërë nga 26 dhjetori deri më 14 janar.
Kur bëhet fjalë për pjesëtarët e partive, 70,6 për qind e të pyeturve nga SNS mendon se është e arsyeshme që të hyhet në luftë për Kosovën që ajo të mbetej në Serbi, te DS kjo përqindje është 86,5 e këtë qëndrim e ka edhe 70,2 përqindëshi i koalicionit SPS-PUPS-JS.
Për Kosovën nuk do të luftonin 57,5 për qind e të pyeturve nga Dveri, 87 për qind nga LDP, SDS dhe LSV dhe 50 për qind nga radikalët./ koha.net