Albspirit

Media/News/Publishing

Vjedhja më e madhe që i është bërë ndonjëherë Apollonisë

Qindra objekte janë gërmuar në mënyrë të paligjshme dhe plaçkitur nga parku arkeologjik i Apollonisë, me qëllim që të transportoheshin jashtë shtetit.

Dyshohet se në total janë gërmuar 230 objekte. Gërmimet e paligjshme besohet të kenë ndodhur për disa muaj me radhë. Dyshohet se janë marrë objekte të ndryshme si bronz, hekur dhe objekte prej qeramike që sipas Kodit Penal dënohet me 15 vjet burg.

Plaçkitja e art-fakteve arkeologjike e ka shqetësuar Shqipërinë që prej Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1967, kur regjimi komunist ktheu vendin në ateist, mijëra kisha e xhami u shkatërruan. Shqipëria vuajti edhe grabitjen masive të objekteve arkeologjike në fillim të viteve 1990, pas përmbysjes së regjimit dhe në 1997kur vendi u përfshi sërish nga trazirat.

Në vitin 2013, policia gjeti më shumë se 100 piktura fetare dhe laike që datojnë nga shekulli i XV deri në XX, të dyshuara të vjedhura nga kishat dhe qendrat kulturore në Shqipëri dhe në Maqedoninë fqinje.

Manastiri mesjetar ‘Apollonia’ dhe peizazhet e saj janë rehabilituar së fundmi me një fond prej 700 000 Euro të financuara nga BE.

Gërmimet në parkun e Apollonisë filloi gjatë Luftës së Parë Botërore nga arkeologët austriakë. Procesi vazhdon ndërsa besohet se pjesa më e madhe e qytetit është ende thellë poshtë kodrave të Apollonisë.

 

 

 

Please follow and like us: