Albspirit

Media/News/Publishing

Vllehët, apo “llaci fac”, apo çoban në Shqipërinë e sotme

Kasem Seferi

Në fillimin moshës së tretë pata “fatin” të ndeshesha me një të papritur që më mundoi më shumë se tre vite. Po përpiqesha të kaloja nga ana e djathtë e Rrugës së Durrësit në drejtimin e kundërt, atje ku merr hyrje dhe drejtim rruga që të çon në drejtim të Rrugës së Kavajës, nëpërmjet rrugicës ku ndodhet ish Radio Tirana e viteve të Mbretit Zog i I.

Për fat, është ajo pjesë e Tiranës, së projektuar nga Ibrahim Pasha, i biri i Sulejman Pashës (themeluesit të Tiranës së sotme), që lumin e Tiranës, siç e quajmë sot, që atëkohë e quanin Riglata (sa emër i bukur), me punimet modeste të kohës, e futi diku te ashtuquajtura por, dhe e njohur ne emrin “Rruga e Dibrës”, në dy vija të mëdha që ende edhe sot përfaqësojnë dy nga rrugët kryesore të Tiranës moderne: Rrugën e Durrësit dhe Rrugën e Kavajës.

Por, si hulumtues i vemendshëm i vendlindjes time, për të origjinuar të vërteta dhe vërtetësi, nuk kam dashur, nuk dua dhe nuk do të doja që, e vërteta e vërtetë, të fshihet, nga interesa dhe motime të vjetëruara/atavike, që nuk përshtaten dhe nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe të ardhmes që kemi ëndërruar dhe shpresuar nga nëntori i vitit 1990; “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!”.

Po e nis nga ajo që do ta quaja më të parën. Kush janë ata që unë me mjaft dashuri i quaj si të parët miq të mij me emrin: ”llaci fac”

Pikërisht kur po përpiqesha të kaloja në anën tjetër te ish Gjykata e Tiranës, vura një burrë të shumë më të moshuar në vite, që mori guximin e frikshëm të kapërcente nga një anë në tjetrën. I mahnitur dhe me ndjenjë njerëzore nxitova pas tij, sepse pikërisht kur duhej të mbërrinte në pragun e trotuarit të anës së përtejme, po vinte me shpejtësi një autoveturë që me humor, apo me qesëndi i ngasin ata që ne i quajmë “shoferë me kile”.

E priti mirë ndihmesën time. E pyeta për kureshtje: “Nga jeni ju Zotëri?“. Mu përgjigj me buzëqeshje: “Jom tirons.“. E pyeta: “Çfarë llagapi/mbiemri ke?“. M’u përgjigj: “Jom nga një familje e modhe, E kom mbiemrin Çota, Jom inxhinjer me profesion“.

Ngela pa frymë sepse m‘u kujtua shoku im i fëminisë, Vasken Rama, i biri i Petraq Ramës, vëllai i portierit të njohur të kombëtares Jani Rama dhe vëllait të mesëm Romeo Rama; pra, kunati i shokut, mikut dhe bashkëjetuesit të babait tim në Rrugicën Hajdar Hidi në disa dhjetëveçarë (ndoshta që prej kohës së Ibrahim Pashë Mulletit, që krijoi lagjet që kufizoheshin nga “dy vijat e lumit Riglata“ (deri te kryqëzimi i sotëm i njohur si “21 Dhjetori“), që atëkohë njihej si “Karakolli“.

Përse i përmenda këto fakte dhe argumente? Për politikën e sotme që nuk njeh ekuacionin: nga kemi ardhur – ku jemi (dhe ndoshta) – ku po shkojmë?

Do të desha të jap disa mendime të (studjuara personalisht), por të shkruara nga të tjerë: Dëshiroj që lexuesi të më ndjekë me vemendje për aq sa vijon:

I madhi gazetar italian Indro Montaneli në librin e tij “Shqipëria një dhe një mijë” na ka lënë trashëgiminë e mëposhtme:

“Të këqijat, këtij populli plot plagë, i kanë ardhur të gjitha nga kjo përçarje jo vetëm krahinore, por dhe shoqërore, psikologjike. Shumë e rrezikshme edhe sot. Dhe më e vështirë nga ç’pandehet për t’u luftuar, më e vështirë se moçali dhe se malaria: me pasuri të ndara keq, me ca çifligarë bjerraditë shaluar mbi kurrizin e duruar (por deri kur?) të një vegjëlie të dërrmuar, pa një klasë të mesme që t’i zbusë përplasjet mes të parëve dhe të dytëve.”.

“Brenda Mbretërisë, kundërvenie krahinash, brenda krahinës kundërvenie fis me fis, brenda fisit dhe brenda qytetit, kundërvenie familje me familje. Duke u vërtitur nëpër Shqipëri, kudo që ndodhesha, kjo “ndarje” më ka bërë gjithnjë përshtypje njëlloj. Shenja e qëndrueshme e Shqipërisë është dallimi.”

“Sot këta arumunë jetojnë të shpërndarë, por kjo është vetëm një shpërndarje gjeografike dhe e jashtme. Në fakt, ata mbeten kompaktë dhe të lidhur thellësisht me gjuhën dhe zakonet e tyre. Nga të gjithë, ata pak që jetojnë në Shqipëri kanë qenë më fatlumët: në fakt, ata kanë katër shkolla dhe shtatë kisha të veçanta.”.

“Kështu që nuk është e pamundur që, me kalimin e kohës dhe me përmirësimin e kushteve bujqësore të Shqipërisë, drejt tyre të fillojnë pak nga pak të konvergojnë emigrantë arumunë nga Epiri, nga Maqedonia, nga Jugosllavia. Sepse në të gjithë Ballkanin, shqiptarët janë, pa asnjë dyshim, më të afërtit me këtë botë latine dhe më humanët.”.

“Ashtu siç ndodh në të gjitha vendet politkisht të vështira, edhe në Shqipëri qeverisja i konsumon politikanët duke ua bjerrë popullaritetin. Zogu shpresonte të bëhej gjithnjë më i madh, falë disi lojës së tij shumë dinake, por mbi të gjitha, falë shkërmoqjes së personaliteteve të tjera.”.

“Për të kaluar në shifra, siç do të tregojmë pak më tutje, është Italia ajo që jep e merr me tregjet shqiptare, është Italia vendi më i interesuar për integritetin territorial të një Shqipërie të fortë dhe paqësore. E ky interesi i saj nuk është aspak rastësor, por përkundrazi, historik, i diktuar nga kushte gjeografike kategorike e përfundimtare.”.

“Fakti që tregtia dhe kultura janë të orientuara për nga Italia dhe Adriatiku, pra për nga perëndimi, nuk është i sajuar: rrugët e natyrshme të komunikimit të Shqipërisë me botën e jashtme, nyja kërthizore e saj është ai rripi ujor që e ndan nga Gadishulli ynë.”.

“Aspektin politko – juridik mund ta shprehim në shifra: në Shqipëri, sipas përllogaritjesh të besueshme e që përputhen, toka bujqësore, e mbjellë apo e mbjellshme, zë një sipërfaqe prej 300 000 ha; prej kësaj, prona e madhe, e ndarë midis 165 familjesh pronare, zë rreth 213 000 ha; pjesa tjetër ndahet prej masës së gjërë të fshatarëve. Mjaft i qartë, apo jo?”.
Fatkeqësisht, në vitet 90 – të e këtej, çfarë nuk kam parë dhe çfarë nuk kam dëgjuar të thuhet nga disa deputetë me origjinë vllahe. Dikush jemi grekë, duikush jemi rumunë. Indro Montaneli zbulon letron që komuniteti i kishte dërguar Duçes për t’i përfshirë si italianë.

Por si është e vërteta?

Ata janë mbi të gjitha ballkanas në të gjithë Ballkanin, me përjashtim të Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjë – Hercegovinës, janë rumunë, janë grekë, janë bullgarë, janë shqiptarë. Më saktë janë urë lidhëse në bashkëjetesë, por janë përdorur keq për interesa të ngushtë politikë të shteteve të veçantë, pikërisht, kur politikisht “bëhet be e rrufe” për t’u integruar në BE.

Please follow and like us: