Albspirit

Media/News/Publishing

1888, kënga e rrallë luftarake ilire në librin francez

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Shkurt 2017

 vjersha

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titullin « Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire », botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e tij të 350, një këngë të rrallë luftarake ilire.

Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.

Ja kënga në vijim :

 

Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,

Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë !

Të mprehim kosat, të mprehim shpatat !

Të shporrim armikun nga këto toka !

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve !

 

Me kosë të vrasim këtë grabitës,

Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona !

Oh !  Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufeshë

Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona !

Që secili…(Refren)

 

Nëse bisha çel kthetrat e saj,

Iliri me grusht e shtrin për tokë ;

Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij,

Iliri, këmbëzbathur, e shkel.

Që secili…(Refren)

 

Kur era e veriut, e tërbuar,

Copëton lisin e vjetër,

Zemra shtendoset në gjoksin tonë !

Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur !

Që secili…(Refren)

 

Kur dridhen skajet e botës,

Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell,

Dhe kur toka hap barkun e saj,

Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.

Që secili…(Refren)

 

Iliri, të huajin e sulmon me thikë,

Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij !

Kurrë frika nuk ia ul kokën,

Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë !

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve !

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit :https://www.darsiani.com/la-gazette/viti-1888-kenga-e-rralle-luftarake-ilire-ne-librin-francez/ . Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Please follow and like us: