5 rregulla teknologjike që do të qeverisin të ardhmen tonë
Teknologjia po përparon në mënyrë aq të shpejtë sa do të përjetojë ndryshime rrënjësore në shoqëri. Ne kemi filluar të shohim se si mënyrat me të cilat informatika, sensorët, inteligjenca artificiale si dhe genomics i kanë dhënë një tjetër formë industrive të tëra, e madje jetës sonë të përditshme. Këtu mund të gjeni pesë rregulla të reja që do të ndryshojnë ekzistencën tonë.
- Çdo gjë që mund të dixhitalizohet do të dixhitalizohet.
Dixhitalizimi ka filluar me fjalë dhe numra. Më pas u zhvendos në lojëra dhe më vonë në media të pasura, të tilla si filma, imazhe dhe muzikë. Sot kanë lëvizur dhe funksionet komplekse të biznesit, mjetet mjekësore, proceset industriale si dhe sistemet e transportit në fushën dixhitale. Siç e dimë, tashmë në jemi duke dixhitalizuar gjithçka në lidhje me jetën tonë të përditshme si: veprimet tona, fjalët dhe mendimet.
- Ka shumë gjasa që puna juaj të eliminohet
Në çdo fushë, makinat dhe robotët kanë filluar të bëjnë punën e njerëzve. Ju e keni parë këtë që në revolucionin industrial, ku prodhimi manual u zëvendësua nga fabrikat dhe miliona njerëz humbën punët e tyre. Më pas vende të reja pune u krijuan por ajo ishte një kohë e tmerrshme ku ndodhi dhe përmbysja e rëndësishme shoqërore. Lëvizja për dixhitalizimin e vendeve të punës është në rrugë të mirë për industrinë e shërbimit të pagave të ulëta. E vetmja strehë që nuk do të mund të zëvendësohet janë fushat krijuese të tilla si marketing, ndërmarrje, strategji dhe fusha të avancuara teknike.
- Kontrolli dixhital
Si përparim i teknologjisë, ne i drejtohemi riskut në hyrjen e një bote tw feudalizmit dixhital, në të cilën disa elita teknologjike qofshin ato individë apo korporata do të arrijnë të kontrollojnë fatin si dhe jetën tonë. Por çfarë do të ndodhë kur të gjitha transaksionet të trajtohen në mënyrë dixhitale, ku ju nuk mund të blini ushqim, ti ngisni makinën tuaj apo të lexoni një libër pa nënshkrimin dixhital. Ne po shkojmë drejt një të ardhmeje që do e kontrollojë një kompani, një grup i vogël njerëzish apo ndoshta dhe një individ i vetëm.
- Fati juaj do të jetë në duart tuaja si kurrë më parë.
Përfitimi juaj nga kjo epokë e dixhitalizuar do të jetë se teknologjia dhe mjetet për të na mbajtur të shëndetshëm, të lumtur, të mirë arsimuar apo të informuar do të jenë mjaft lirë. Të mësuarit në internet në pothuajse çdo fushë tashmë është falas. Ne do të jemi në gjendje të ekzekutojmë vetë-diagnoza të sofistikuara për trajtimin e një përqindjeje të konsiderueshme problemesh shëndetësore duke përdorur vetëm një smartphone apo software.
- Bollëku do të kthehet në një problem shumë më të madh se varfëria
Me teknologjinë që e bën gjithçka më të lirë dhe më të bollshme, problemet tona do të vijnë nga konsumimi i tepërt. Kjo është tashmë e dukshme sidomos në disa zona, psh në botën e zhvilluar, ku sëmundjet e begatisë si obeziteti, diabeti apo arresti kardiak janë kthyer në vrasësit më të mëdhenj. /SCAN/