Burrnesha e shtetit!
Avokatja e Shtetit Alma Hiçka i është drejtuar me një letër Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ku i kërkon arrestimin në flagrancë të deputetit Edmond Spaho, njëherësh nënkryetar i Parlamentit dhe kryetar i Komisionit Hetimor për çështjen CEZ.
Një tagër në fakt që në këtë shtet e ka vetëm Prokuroria, e megjithatë zyrtarja që mbrojti shtetin shqiptar në çështjen CEZ e ushtron me firmë dhe me vulë. Ajo thotë në letrën drejtuar shefit të Policisë së Tiranës se refuzon të dëshmojë në Komisionin Hetimor, pasi disa anëtarë janë në konflikt të hapur interesi me institucionin që ajo drejton.
Për shkak të rrezikshmërisë së theksuar të shtetasit Edmond Spaho të merren masa urgjente për ndërprerjene veprimeve të dhunës nga ky shtetas, duke kryer arrestimin në flagrancë të tij-shkruan Hiçka në shkresën drejtuar policisë.
Një rast analog me atë të Shkëlzen Berishës, i cili po ashtu nuk pranon të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Drejtuar nga Taulant Balla, por gjithsesi nuk ka refuzuar të paraqitet në komision.Po sot, Partia Demokratike e ka konsideruar lajthitje kërkesën e Avokates së Shtetit për arrestimin e nënkryetarit të parlamentit Edmond Spaho.
Në një njoftim zyrtar selia blu shprehet se letra dërguar policisë është shprehje e rënies së çdo standardi, prova e arrogancës, e qendrimit mbi ligjin dhe delirit të qeverisë. Edhe selia e PD, por dhe media të ndryshme janë shprehur se është vetë Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka që është në konflikt interesi të paktën me çëhtjen CEZ, duke publikuar faktin që ndërkohë që ajo ishte në krye të palës mbrojtëse të shtetit shqiptar avokati i kompanisë çeke CEZ ishte vetë bashkëshorti i znj Hicka. Partia Demokratike do të depozitojë në prokurori kallëzim penal për avokaten Shtetit./respublica/