Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetët tallen me kërkesën e Avokates së Shtetit për të arrestuar Edmond Spahon

Ka shkaktuar humor në Komisionin Hetimor për OSHEE –në kërkesa e Avokates së Shtetit, Aida Hicka drejtuar policisë së Tiranës për të arrestuar kreun e komisionit, Edmond Spahon. Shkak është bërë fjala “përdhunisht” e përdorur nga Hicka në kërkesën e saj, në vend të fjalës “me forcë”. Kjo fjalë ka shkaktuar të qeshura mes të gjithë anëtarëve të komisionit. Panorama ka zbardhur pjesën e diskutimeve për kërkesën e zonjës Hicka.

Edmond Spaho: Avokatja e Shtetit ankohet te drejtori i policisë, Ervin Hodaj, për kërkesën që kemi bërë që të merret me polici. Ajo ankohet se shtetasi Edmond Spaho dhe kryetari i komisionit ka urdhëruar Policinë e Shtetit ta shoqërojë atë “përdhunisht”. (Të gjithë deputetët e komisionit hetimor shpërthejnë në të qeshura)

Gent Strazimiri: Ashtu shkruan? Po kjo qenka e rendë!

Eduard Shalsi: (pyet Vasilika Hysin) Me të vertëtë, përdhunisht e ka thënë? (Qesh)

Edmond Spaho: Fjalën “përdhunisht” e ka shkruar në letër, tre herë. Mua s’më rezulton që të kemi kërkuar shoqërimin e zonjës, “përdhunisht”.

Gent Strazimiri: Ia pas pas qejfi…

Edmond Spaho: (Vazhdon të lexojë kërkesën e Avokates së Shtetit) Urdhërat e lëshuar nga Komisioni Hetimor janë akte individuale ne synimin kriminal të shtetasit Edmond Spaho.

Gent Strazimiri: Gënjen dhe vetëm gënjen

Edmond Spaho: (vazhdon leximin)… Veprimi i përsëritur i shtetasit Edmond Spaho përbën elementet e shpërdorimit të detyrës për shkak se me dashje dhe qëllim kriminal ka vepruar në kundërshtim me vendimet e Komisionit Hetimor, datë 10 shkurt 2017. Shtetasi Spaho ka falsfikuar dokumentet zyrtare, pasi në to ka tregur të dhëna të rreme, të kundërta me organet e Kuvendit.

Ervin Bushati: Ky paska qenë i rrezikshëm fare!

Edmond Spaho: Shoqërimi përdhunisht, thotë letra

Ervin Bushati: Përdhunshëm apo përdhunisht?!

Edmond Spaho: (lexon letrën e Hickës…)Duke qenë se akti i thirrjes “përdhunisht” është i pavlefshëm, kërkojm ë gna autoretet e policisë të mos veprojën për shkak të rrezikshmërisë së theksuar së zotit Spaho, të marrin masa urgjente, duke marrë masa urgjente kundër tij (mbaron leximin). Duhet ta kisha marrë me humor këtë kërkesë, po duke qenë se zonja përfaqëson Avokaten e Shtetit, me thënë të drejtën jam tepër i trishtuar se deri ku ka degraduar shteti shqiptar. Kjo përpjekje e saj si një përpjekje për të poshtëruar Komisionin dhe si një shenjë e qartë frike për të mos  deponuar edhe për të mos u përballur me faktet.

Please follow and like us: