Albspirit

Media/News/Publishing

Edhe Rexhep Qosja e kupton: Rama del gjithë ditën në TV

Në “Dritare me Rudinën”, akademiku Rexhep Qosja nuk la fjalë të mirë pa thënë për Edi Ramën që sipas tij “ka nisur ta reformojë Shqipërinë, që e gjeti në një stad mes autarkisë dhe anarkisë”, ai sërish ka pasur një vërejtje. Sipas Qoses kryeministri i përkrahur prej tij del gjithë ditën në TV.
“Do të doja ta shihja më pak në televizion. Televizioni për një farë kohë i afirmon njerëzit, por televizioni edhe mund t’i dëmtojë, mund t’i shkatërrojë njerëzit në qoftë se e teprojnë.
Pra do masë dhe masa është formuluar në Greqinë antike prej Platonit e Aristotelit, masa është përbërës i veprës shkencore, i veprës artistike, i etikës, i sjelljes së njerëzve, i organizimit të tyre politik, shtetëror.
Do të doja që Edi Rama ta ketë këtë masë në paraqitjet e tij publike dhe të mos paraqitet në vendet e të gjithë ministrave të tij” ka thënë Qosja duke e parë maninë e protagonizmit të Ramës si difektin kryesor të tij.

Please follow and like us: