Albspirit

Media/News/Publishing

Falma Fshazi: Me disidentin…

Falma Fshazi, drejtoresha e COD (Qëndra për Hapje dhe Dialog) vjen në një bisedë mbi ish presidenti çek Vaclav Havel
Në prill të vitit 1995 presidenti çek Vaclav Havel do të linte mënjanë fjalimin e radhës, e do të niste të shkruante në shënimet që gjendeshin zakonshëm mbi tryezën e punës. « Fillimisht diçka të shkurtër për veten: dy ditët e para të Pashkëve (të premten e të shtunën) i kalova shumë keq. U nevrikosa ndaj gjithë botës ndoshta sepse nuk kam asnjë Pashkë dhe më duhet të punoj (si infermierët në urgjence dhe drejtuesit e trenave) ose sepse duhet të shkruaj kaq fjalime menjëherë) ose sepse kam shumë materiale që duhet të lexoj, rreth 300 faqe ose sepse nuk më funksion printeri pa të cilin fjalimet nuk mund t’i shkruaj ose sepse nuk mund të gjej dikë, i cili mund të riparojë atë sepse gjatë festave të gjithë janë larg. Më duket vetja si një njeri i tradhtuar nga historia, e cila e ngarkoi me një mori detyrash dhe tani mundohet se si t’i zotërojë këto dhe vjen vërdallë këtu si luani në kafaz, i cili vuan nga egërsia ndaj një viktime të papërcaktuar (e kur e di se rrufepritësi i propozuar është zyra ime)… » Të qënurit një njeri politik, nuk qe e lehtë për burrin që deri atëherë i ishte dorëzuar letrave. Me një aftësi për të depërtuar në zemër të historisë, duke e orientuar atë drejt kahut të duhur, sot Vaclav Havel nuk mund të kujtohet vetëm si një njeri politik. Ai kujtohet si një personazh i rëndësishëm që i erdhi historisë, në një kapërcyell të brishtë ngjarjesh, për të mbetur përgjithnjë aty. COD,(Qëndra për Hapje dhe Dialog) e solli Havelin vetëm një javë më parë përmes disa aktiviteteve. Do ketë gjithnjë një lidhje të qënësishme mes këtij personazhi të historisë dhe letrave  çeke dhe Shqipërisë, për vetë të shkuarën e përbashkët që dy vëndet kanë. Shembulli i një desidenti par exelence, një shembull i munguar në letërsinë tonë, rrëfimet për Havel na çojnë gjithnjë në rrugën drejt së vërtetës. Eshtë Falma Fshazi, drejtoresha e COD, dhe një lexuese e mirë e Havel, e cila vjen më poshtë në një bisedë mbi një personazh që vazhdon të mbetet grishës për historinë…

Dy vjet pas lënies së postit të Presidentit, Vaclav Havel shprehej në Nju Jork se ndihej i nervozuar, pasi kishte kohë që nuk shkruante, duke e quajtur shkrimin si një “detyrim të prekshëm”. Le ta nisim nga kjo gjendjee Havelit bisedën, për të folur mbi varësinë nga shkrimi të mendjeve të mëdha, siç ishte dhe Haveli…?

Do të them modestisht se e kuptoj nervozizmin e dikujt që shkruan kur ka kaluar kohë pa hedhur diçka të qenësishme në letër,për shkak të mungesës së një hapësire mendore e shpirtërore që të nevojitet për këtë. Një hapësirë kjo që është dhe një largim nga realiteti e sidomos politika. Largësi që të lejon të shohësh tërësinë dhe kompleksitetin e gjërave. Vaclav Havel është një nga penat e rralla që hyri në skenën politike pa e vënë, të paktën në shumicën e rasteve, talentin dhe forcën e penës së tij në shërbim të politikës së ditës. Ka një fjalim të Havelit në Davos, në 1992. Në kurset e shkrimit krijues në Harvard përdoret si tekst mësimi, i vlerësuar si një nga fjalimet më të mira të bëra ndonjëherë. Arsyeja kryesoree kësaj është se autori nuk i jepet frazave të bukura pa brendësi, siç ndodh rëndom në politikë. Nuk tenton të punojë me fjalën për të ofruar një vepër estetike,momentalisht magjepsëse, siç ndodh gati gjithnjë me fjalimet e mira politike. Padyshim që ai ka talentin estetik, por mbetet i fokusuar te mendimi dhe analiza, pa u shqetësuar aspak sa “tërheqës, madje seksi”është për audiencën, sa do ta duartrokasin duke thënë: “çfarë bukurie këto fjali; ku i gjen këto informacione; po si e gjeti atë shprehjen që s`e gjejnë të tjerët”. Jo, ai është i dedikuar të ofrojë një të tërë mendimi që kërkon përqendrim, që provokon reflektim dhe shkon shumë përtej një duartrokitjejeentuziaste, sepseështë një zhytje në ide, dije, koncepte, kontekst, filozofi. Ndoshta do të thoni që këto nuk të bëjnë popullor. Ndërsa unë do të thosha se do ishte më mirë siçe bënte Haveli, që populli të mos merrej si një turmë krijesash tëetura për llokma populizmi. Njerëzit ekuptojnë, i tërheq dhee pranojnë gjithnjë cilësinëe mendimit. Rastet kur duket se kjo dështon janë rastet kur nuk është cilësi, por mediokritet ose hipokrizi, dhe bie si kala rëre përballëçdo lloj injoranceapo arrogance. Ndaj është i kuptueshëm nervozizmi i tij, kur dhe pas 2 vitesh largimi nga politika aktivenuk arrin të shohë në distancë tërësinë dhe kompleksitetin e gjërave, ose nuk arrin të derdhë në letër analizën që i është kristalizuar përbrenda. Apo nuk arrin tëpërçojë idetë që ai e di se shkojnë përtej banalitetit, mediokritetit, hipokrizisë dhe sipërfaqësisë së politikës së ditës, debateve të saj ose dhe pak përtej saj, në analiza e shkrime për shqetësime të prekshme, por jo “detyrime të prekshme”, që janë detyrime qytetaree intelektuale, pa vënë në qendër gjithnjë vetveten, private ose profesionale, me ose padashje.

Ju, figurën e Vaclav Havelit, me çfarë e lidhni më shumë, me disidentin, dramaturgun e shkrimtarin apo politikanin?

Me disidentin. Më duket se dramaturgu dhe shkrimtari tek ai marrin forcë nga disidenca. Përsa i përket politikanit, më duket se është një sprovë që pak kush e ka kaluar i pacenuar në tërësinë e vet njerëzore dhe intelektuale. Haveliështë një nga ato që i ka rezistuar pak a shumë, por edhe te rasti i tij dallohet qartë se politika dhe pushteti janë më të rrezikshme se burgu. Disidenca, mendja kritike, në çdo kontekst janë themele të intelektualizmit dhe padyshim, burime frymëzimi, si për individin, si për lexuesin. Në këtë kuptim, gjithmonë është i parapëlqyer disidenti. ­Ndërkohë, një post scriptum për këtë përgjigje. PS: Kur them mendje kritike, nuk e kam fjalën për “unë të thashë, ti më the, unë e bëra, ti s’e bëre, ti nuk e ke bërë, por thua se e ke bërë, së ti je kështu e unë jam ashtu,etj”. Përplasje të ditës, si varfëri e tmerrshme idesh, luftë gjelash apo përplasje mllefesh e interesash.

Milan  Kundera, që në shkrimet e para e quante Havelin si njeri politik, duke paralajmëruar dhe atë çfarë ndodhi më pas me karrierën e tij. Kush e prodhoi, sipas jush, njeriun politik tek ai?

Debati mes Kunderës dhe Havelit është pasionant. Shpërfaqet në’68-tën, bashkë me atë që quhet Pranvera e Pragës. Është debati mes dy disidentëve me histori, natyra e qasje të ndryshme. Njëri, Kundera, zgjedh të ikë nga vendi, në mes të viteve’70-të; tjetri, Haveli,mbetet aty dhe burgoset për vite të tëra. Kundera vazhdon edhe sot të jetojë e shkruajë në Paris, ndërsa Haveli jetoi e vdiq në Çeki, u përfshi në politikë, duke shkuar shumë përtej intelektualit disident dhe angazhimit qytetar. Debati mes tyre është një përballje e gjatë me shkrime, veçanërisht për atë që quhet “çështja çeke,”ka ne gjeneze zhvillimet politike në Çeki në 1968-‘69 dhe shtypjen e reformave nga tanket sovjetike. Është debat që përfshin dhe shumë teori politike në lidhje me të drejtën e vetëvendosjes së popujve. Në këtë kuptim, për të thënë diçka mbi Kunderën që i thotë Havelit “njeri politik”, apo për Havelin si “njeri politik”, duhet folur mbi debatin e tyre tëkahershëm dhe përballjen e dy rrugëve, dy historive, dy zgjedhjeve. Është një pasuri shumëe madhe kjo për një popull. Një pasuri për t’u pasur zili. Ndërsa, për sa i përket “njeriut politik”, mendoj se qytetaria është një status në thelb politik. Identifikimi si shtetas i një vendi, A-ja e qytetarisë, është një akt politik. Një komb është një e tërë politike, sepse kufijtë janë vendimmarrje politike. Por kjo nuk është detyrimisht politika e ditës. Kur Kundera i thotë Havelit “njeri politik”, ka të bëjë me politikën e ditës, sepse si qytetarëe intelektualë, ato janë në të njëjtën shkallë njerëz politikë. “Politikanin” te Haveli duket sikur e prodhon qëndrimi në Çeki, domethënë, moszgjedhja e largimit si Kundera,  dhe përfshirja në përditshmërinëe këtij vendi. Ndoshta dhe qenia e tij “optimist”, siç vlerësohet nga shumë. Por çfarë ndodh pas kësaj përfshirjeje, kjo është një histori tjetër që ka të bëjë me një rrugë shumë të rrezikshme për anën intelektuale dhe shpirtërore. Kundera, si disident i kahershëm dhe i vërtetë si vetë Haveli, por që zgjodhi largësinë nga politika e ditës, kishte mundësinë ta shihte këtë rrezik, të cilin, në njëfarë mënyre,e paralajmëroi.

COD ka pasur një javë kushtuar kësaj figure… Çfarë ishte kjo javë?

Menduam se është shumë domethënëse të flasim për Vaclav Havel dhe politikën e ndërgjegjen, në një moment kur më duket se Shqipëria ka nevojë të bëjë një lloj llogarie me politikën dhe politikanët e pasdiktaturës; një llogari kjo që ka të bëjë me disidencën, me intelektualizmin, me politikën e ditës, me politikën identitare, me demokracinë, me shkallën e zhvillimit, me cilësinëe institucioneve dhe pritshmëritëe një vendi qëi duhet t`i bëjë gjithë këto llogari në një kontekst pikëpyetjesh politike, identitare, kulturore e morale për shumë vende apo entitete që i kishte si referencë; Shtetete Bashkuara, Bashkimi Europian e vende të tjera perëndimore. Duke sjellëpërvojën e Havelit nga burimet më prestigjioze, u munduam që gjatë një jave ta hapim këtë diskutim me studentë, me shoqërinë civile, me qytetarët e më tej. Besoj se ia arritëm deri diku qëllimit, në një kontekst kur njerëzit trajtohen si turma që mezi pret, këto llokmat e populizmit; ndonjë thashethem, ndonjë përplasje, ndonjë citim a poezi argëtuese, ndonjë shfaqje shumë“impresionuese,” ndonjë“zbulim” të hatashëm, ndonjë atdhetarizëm marramendës, protagonizmin “kaq jetik” për vendin,etj.,etj. Dhe në kontekstin ku COD shihet prej disave si një lojë, mjet apo vitrinë pushtetare, e jo si një mundësi për të ngritur zërin në një ndërtesë që qysh kur u ndërtua nuk u bë për njerëzit,edhe pseu takonte atyre,edhe pse qytetarët do të ishin ato që do të paguanin kostot. Pikërisht nga këto reagime ndaj COD, kam kuptuar sa e vështirë është në Shqipëri-, ku s`pati “pranverë” në 1968, por revolucion kulturor-, të çmontosh nga mentaliteti dhe uni i individëve pro ose kundër pushtetit, pushtetin si një kult, si një të tërë, si një gjigant të plotfuqishëm që të kaplon sa i afrohesh te dera.

Sa e ndihmojnë historitë e ish-komunizmit, jo vetëm vendet që e kanë jetuar atë, por dhe vende të tjera në këto kohëra?

Dukeu kthyer në fillimet, në instalimin e pushtetit komunist besoj se,si vendet ish-komuniste, si dhe vendet e tjera, mund të nxjerrin shumë shembuj që ndriçojnë të sotmen e ndihmojnë për të mos rënë në të njëjtat kurthe politike, kulturore, administrative. Përveç kësaj, mendoj se komunizmi trashëgoi jo pak nga regjimet fashiste, sidomos përsa i përket identitetit kulturor dhe arsimit. Ndërsa sot, kësaj trashëgimie komuniste, në thelb të pacenuar, po i shtohet dhe natyra e lidhjeveekonomi-politikë të fashizmit, ne versionin e klaneve, rrjetet pushtet-biznes-marrëdhënie publike. Ndaj besoj se do tëndihmonte më shumë të shkonim dhe pak më përpara, te fashizmi, veçanërisht i tipit musolinian. Dhe kjo, pikërisht për vendet ish-komuniste, por dhe përtej.

Për ju, cili është libri më i dashur nga Havel?

“Letra për Olgën” (Letters to Olga), dërguar nga burgu, gruas së tij. Aty shihet qartë se si burgu nuk arriti të cenojë as shpirtin e tij disident, as forcën e dashurisë, as optimizmin, as forcën e penës, as dashurinë për njerëzit e njerëzimin, as dashurinë për vendin e tij, as kthjelltësinë e analizës, as nivelin e intelektualizmit. Është një libër thellësisht prekës në shumë pikëpamje. Java Havel u bë dhe shkas i rikujtimit të gjithëemocionit që sjellky libër për të filluar në COD një seri me libra disi të ngjashëm, do të thosha. Por për sa i përket detajeve, siçështë ajo shprehja, “le të mbetet surprizë”e javëve në vijim.

Si do t’i komentonit disa shënime të tij:

Nëse do të ishte e mundshme, do të shkruaja vetëm atëherë kur ndiej nevojën e pakundërshtueshme për të thënë diçka. Por kjo më duket e parealizueshme. Për shembull, tani me dëshirë do të kisha shkruar për një temë, për të cilën me vështirësi mund të shkruaj, për më tepër, kur jam në Indi ose Tajlandë. Kjo temë, nëse do ta them thjesht, është rishfaqja “e shpirtit të vogël çek„ (çechaçkovství) në politikën çeke, si versioni ynë i postkomunizmit. “Çechaçkovstvín” do ta kisha ilustruar me shembuj të shumtë nga politika jonë e brendshme dhee jashtme (…)

Më duket si malli për disidencën. Kohën kur shijon lirinë intelektualee qytetare, pa asnjë lloj kompromisi, dhe frymëzohesh nga ajo në atë shkallë, sa beson se mund të bësh ndryshimin dhe bëhesh në fakt, vetë ndryshimi. Ndërkohë, kjo disidencë dhe pasioni i intelektualit e aktivistit vjen dhe si lidhjee pandashme me aspiratën e përhershme të Havelit, për të sjellëe qenë ndryshim në vendin e tij. Por, besoj se ka rëndësi konteksti kur e si i ka thënë. Një shprehjee tillëështë shumë ndryshee thënë nga një politikan aktiv, sepse politika aktive, sidomos në pushtet, por jo vetëm,edhe jeta shumëpublike, në një pikë, fillon e bëhet flirt i vijueshëm me narcisizmin e protagonizmin dhe askush nuk i shpëton dot kësaj. Gjithsesi, ne mësuam nga java Havel në COD, prej fjalëvetë një miku të ngushtë idealesh e bashkepunimesh, se Havel ngeli gjithnjëi thjeshtë, që do të thotë se përvecse një mendje e ndritur ai ishte dhe mendjehapur; nuk pushoi së mësuari nga të tjerët, admiruari jetën e njerezit, dhe zbuluari dicka ndryshme në mos çdo ditë, shpesh.

Bisedoi: Alda Bardhyli

Please follow and like us: