Japonia proteston ndaj një vendimi për ishujt kontestues të Rusisë
Zyrtarët japonezë thonë se kanë protestuar kundër Rusisë për shkak të vendimit që të emërohen pesë ishuj në kuadër të ishujve në Kurilet Jugore në Rusi.
“Kjo është e papranueshme dhe është në kundërshtim ndaj pozicionit të Japonisë”, tha sot në një konferencë për gazetarë në Tokio, zyrtari i lartë qeveritar në Japoni, Yoshihide Suga. Japonia këta ishij i quan Territoret Veriore.
“Ne kemi dërguar notë proteste te Rusia nëpërmjet kanaleve diplomatike”, tha Suga.
Javën e kaluar, kryeministri rus, Dmitry Medvedev, u dha emra pesë ishujve.
Ish-trupat sovjetike i kishin okupuar këta ishuj pas kapitullimit të Japonisë në vitin 1945.
Mospajtimi territorial ndërmjet dy vendeve ka ndikuar që Rusia dhe Japonia ende nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen për paqe pas përfundimit të luftës.
Japonia ka shprehur përkushtim që mospajtimi me Rusinë për këta ishuj, të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve. Zoti Suga tha se incidenti me emërimin e tyre nuk do të ketë ndikim në qasjen për bisedime.