Albspirit

Media/News/Publishing

Ndarja e Maqedonisë, Moska: Artikujt në mediat gjermane, provokime. Na faturojnë ide që i nxisin vetë

Ditën që ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, vizitoi Maqedoninë, gazeta austriake “Der Standard” publikoi një artikull sipas të cilit ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka propozuar në vitin 2015 ndarjen e Maqedonisë. Kujtojmë se Kurz u përfshi në një incident kur gjatë fushatës mori pjesë në krah të Nikolla Gruevskit, që në çdo rast nuk arriti të krijonte dot qeverinë, pavarësisht se një ministër nga një vend anëtar i BE-së dolin hapur në favor të tij.

Raportimi është riprodhuar nga agjencia gjermane, “Deutsche Ëelle”, që i shton më tej propozimit të Lavrov edhe deklaratat e kongresmenit Dana Rohrabacher, duke plotësuar kështu skenarin se ka një prirje për ta ndarë Maqedoninë.

Mirëpo sot, Ministria e Jashtme ruse e ka hedhur poshtë këtë lajm duke e cilësuar të pavërtetë.

Lavrov nuk ka bërë kurrë deklarata të tilla, përkundrazi, ai ka dënuar me forcë spekullime të ngjashme. Ministria vë në dukje se artikulli provokativ është publikuar me synim minimin e imazhit të Rusisë në Ballkan dhe për të ndezur situatën në Maqedoni”, thuhet në deklaratë.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/133568274

Ky është episodi i radhës në përplasjen mes Perëndimit të Rusisë në Ballkan. Më herët ishte Mali i Zi ku u provua një grusht shteti, por edhe Kosova ku udhëtoi një tren. Duhet thënë se në Maqedoni, me situatën e krijuar, politika e Jashtme e Gjermanisë ka marrë goditje, pasi Berlini caktoi edhe një të dërguar të posaçëm për këtë vend, e sërish kriza është ulur këmbëkryq.

Përmendja e ndarjes synon të faturojë problemin te Rusia, por në fakt nga fundi i vitit të kaluar e deri më tani për ndarjen e Maqedonisë janë shtuar zërat në Perëndim. Njësoj sikundër zërat për ndarjen e Kosovës janë bërë të gjallë edhe në botën shqiptare, duke vënë në lëvizje kështu një mendim që vjen në të kundërt me integrimin. Mund të shtohet këtu se mbajtja e shteteve multietnike në Ballkan kërkon investime të vazhdueshme në siguri, diçka që nuk po shoqërohet me krijimin e një perspektive të stabilizuar, ndaj është më e natyrshme të mendohet se aktorët që e shohin ndarjen si zgjidhje më ekonomike duhet të jenë në Perëndim.

Please follow and like us: