Revista “Playboy” rikthen nudizmin
Revista e mirënjohur erotike “Playboy” ka njoftuar se do të rikthejë nudizmin në faqet e saj, duke tërhequr një vendim të shpallur vitin e kaluar.
Lëvizja u njoftua nga shefi i ri i revistës, Cooper Hefner, i cili tha se vendimi për të hequr nudizmin ishte tërësisht një gabim.
“Sot po kthehemi tek identiteti ynë dhe po tregojmë se cilët jemi”, tha Hefner në profilin e tij në Twitter.
Revista amerikane promovoi gjithashtu edicionin e saj për muajt mars dhe prill, me një foto të shoqëruar me hashtag-un “NakedisNormal”.
Disa përdorues të rrjeteve sociale e mirëpritën “kthesën” e revistës, duke e cilësuar një vendim të mirë, ndërsa të tjerë u shprehën se vendimi ishte marrë për shkak të rënies së shitjeve të revistës.
“Unë jam i pari që e pranoj se mënyra se si revista portretizonte nudizmin ishte e dalë mode. Por nudizmi nuk ka qenë kurrë problemi, sepse në thelb nuk përbën një problem”, deklaroi djali 25-vjecar i themeluesit të “Playboy”, Hugh Hefner.
Në edicionin e muajit të ardhshëm, revista do të rikthejë disa nga rubrikat e saj të vjetra, përfshirë ato të njohura si “Filozofia” dhe “Shakatë në një festë”.
Samir Husni, një profesor gazetarie në Universitetin e Misisipit, deklaroi se, ndalimi i nudizmit nga revista më tepër ka armiqësuar lexuesit, sesa i ka tërhequr ata. “‘Playboy’ dhe ideja e ndalimit të nudizmit është një lloj oksimaroni”, tha Husni.