Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA mbështet transformimin e FSK në Forca të Armatosura

Ministrisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli, ka pritur sot në takim një delegacion nga Departamenti amerikan i Shtetit të kryesuar nga Matthew Palmeri.

Ministri Demolli e ka njoftuar Palmerin mbi situatën e sigurisë në vend, zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së dhe zhvillimet rreth procesit të saj të transformimit, planet e Ministrisë dhe Qeverisë lidhur me procesin e transformimit, gatishmërinë për transparencë në këtë proces si dhe domosdoshmërinë e koordinimit me NATO-n, partnerët strategjikë (SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, etj.) dhe hapat e mëtejmë të rrumbullakimit të këtij procesi mjaft të rëndësishëm të shtet ndërtimit të Kosovës.
Demolli ka thënë se Kosova synon ndërtimin e një force shumetnike, mbrojtëse dhe e gatshme për t’i kontribuar paqes në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu, ministri Demolli ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e NATO-s në ruajtjen e paqes në Kosovë përmes trupave të KFOR-it. Ai po ashtu ka thënë se, aktualisht Republika e Kosovës është duke u përpjekur seriozisht që të zhvillojë dhe konsolidojë mekanizmat e saj të sigurisë për të ardhmen, gjithnjë bazuar në konsensus politik të brendshëm dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar.
Ndërkaq drejtori për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer nga ana e tij ka shprehur mbështetje të plotë për rrugën euroatlantike të Kosovës. Ai ka thënë se SHBA-ja mbështet transformimin e FSK-së në FAK dhe angazhohet që ky proces të jetë i mbështetur nga të gjitha palët në Parlamentin e Kosovës.

 

Please follow and like us: