Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, sanksione ndaj zëvendëspresidentit të Venezuelës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë vendosur sanksione zëvendëspresidentit të Venezuelës, Tareck El Aissami për përfshirje në trafikim ndërkombëtar të drogës.

Sanksionet gjithashtu prekin edhe biznesmenin, Samark Lopez, i cili pretendohet që është një ndër ndihmësit kryesor të zëvendës presidentit.

El Aissami është emëruar muajin e kaluar nga Preisdenti i Venezuelës, Nicolas Maduro. Ende nuk ka përgjigje nga El Aissami, por më herët i ka mohuar këto akuza.

Nga pala venezueliane nuk ka patur një reagim lidhur me këtë masë, por në të kaluarën El Aissami i ka mohuar akuzat për lidhje kriminale.

Sanksionet parashikojnë ngrirjen e aseteve të zëvendës presidentit në Shtetet e Bashkuara dhe i ndalojnë atij hyrjen në territorin amerikan.

Në një deklaratë të Departamentit të Thesarit thuhet se numri 2 i shtetit venezuelian ka lehtësuar lëvizjen e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Venezuela, në rrugë ajrore dhe detare.

Gjithashtu, thuhet se ai merrte ryshfet nga baroni i drogës Walid Makled, për garantimin e ngarkesave të narkotikëve.

Please follow and like us: